E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Kriza po shton vetevrasjet, duhen masa urgjente

TIRANE-  Partia Socialiste shpreh shqetësimin për shtimin e numrit të vetëvrasjeve në të gjithë vendin për shkaqe të cilat sipas saj kanë zanafillën “në gjendjen e vështirë ekonomike, nivelin e lartë të stresit, pasigurinë për jetën, mungesën e shpresës për të ardhmen”. Në një reagim për median të ardhur sot paradite nga selia rozë thuhet se numri i vetëvrasjeve në Shqipëri është nga më të lartët në rajon

“Portofoli i çdo familje shqiptare e tregon më së miri këtë krizë. Varfëria ka trokitur edhe në dyert e shtresës së mesme të popullsisë, duke ulur kështu nivelin e jetësës edhe mirëqënies së familjeve shqiptare në qytet edhe në fshat. Nuk ka edhe nuk mund të gjendet jusitifikim për rritjen shqetësuese të numrit të vetëvrasjeve në Shqipëri, numër i cili është nga më të lartët në rajon.”

PS i bën thirrje qeverisë të marrë masa të menjëhershme për mbledhjen e të dhënave të sakta të rasteve të vetëvrasjeve në Shqipëri si dhe të bëhet një analizë e thellë të shkaqeve të këtij problemi social.
Ajo sugjeron hartimin e një strategjie e cila duhet të synojë parandalimin dhe trajtimin e vetëvrasjeve si problem të të drejtave të njeriut dhe problem të shëndetit publik, cka do të krijonte premisa për zbutjen e këtij problemi social.

Cdo ditë mediat raportojnë raste të vetëvrasjeve në qytete të ndryshme të vendit. Vetëm gjatë ditës së djeshme media raportoi për vetëvrasjen e dy persona, 44 vjecarë, një burrë dhe një grua në kryeqytet, ndërsa një fëmijë 12 vjecar u vetëvar pak metra larg banesës sëë tij në fshatin Dukat të Vlorës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›