"Qeveria, indiferencë vrastare ndaj krizës"
Jo vetëm që nuk merr masa, por qeveria ka frikë të pranojë krizën ekonomike që ka përfshirë vendin, ndikuar më së shumti nga faktorë të jashtëm. Situata nuk duket dhe aq e lehtë për t‘u kapërcyer, ndërsa përgjegjësia bie mbi të gjithë. Për Shkëlqim Canin, ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë, gjendja ekonomike e vendit, pasojat e krizës dhe ndikimet janë përdorur politikisht dhe pak është folur për të gjetur zgjidhjen. Në intervistën e dhënë për "Shqip", Cani evidenton problemet serioze dhe kryesore të vendit, masat që duhen marrë dhe ndikimet në të ardhmen. Sipas tij, BSH ka nisur me vonesë të reagojë, kurse Ministria e Financave nuk ka vënë asgjë në vijë, duke mos pranuar realitetin se tashmë vendi është i prekur nga kriza ekonomike.
Prof. Cani, mendoni se u reagua shpejt nga ana e strukturave tona publike financiare që nga koha e shpërthimit të krizës (fundi i shtatorit 2008) e deri më sot?
Duhet thënë se kriza ekonomike në Shqipëri është politizuar dhe përfolur më shumë se sa është trajtuar. Për pasojë, ka paksa konfuzion në publik. Kriza ka efekte tejet të reduktuara për ata me paga ose të ardhura relativisht të mira, dhe për sa kohë, edhe vend pune të sigurt. Po kështu, edhe qytetarët e tjerë me paga të mesme e lart dhe vend pune të pakërcënuar. Po ashtu, janë jashtë krize, në mos më të fituar, politikanët-ministra. Kriza ka pak efekte dhe te shqiptari i thjeshtë, për sa kohë nuk ka prekur me të ardhurat e papunësinë familjen e tij, por vetëm të njohurit e tij. Pra, bisedën po e bëjmë për ata që tashmë janë "kafshuar" nga kriza, si pensionistët, fshatarët, familjet që rrojnë ose kompensohen me të ardhura të emigrantëve, si dhe gjithë të papunët apo gjysmë të papunët e shërbimeve, prodhimeve, dyqaneve etj., që morën goditje, si ata që punojnë në industrinë e prodhimit me material porositësi, në miniera, në turizëm e me radhë.
T‘i kthehemi pyetjes. Institucione publike financiare janë disa, pavarësisht se ne pothuaj gjithnjë i referohemi Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë. Por ka dhe të tjera. Pra, duhej të kishin reaguar edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ASD etj. Ato kanë rolin dhe detyrimet e tyre, sipas përkatësisë. Duhej të kishin parashikuar dhe reaguar. Kujtoj që mosnjohja, mungesa e parashikimit dhe kompromisi pa cak çuan deri në largimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Por le të merremi me dy institucionet kryesore. Lidhur me Bankën e Shqipërisë, duhet thënë se ka filluar të lëvizë këto kohët e fundit, edhe pse me mjaft vonesë dhe jo në të gjithë spektrin e detyrave që i takojnë. Ka shpesh qëndrime konformiste, për të qenë brenda, por jo parashikime reaguese. Ndërsa Ministria e Financave nuk ka reaguar ende, për më tepër që nuk e njeh faktin që Shqipëria është prekur nga kriza(?!). Dhe të gjitha gjasat janë që nuk do e pranojnë deri në zgjedhje. Gjithçka vazhdon si në kushte normale, siç kishin parashikuar në buxhet. Janë me skenarin e filmave, ku aktorët, për të fshehur krimin, hyjnë në krime të tjera në mbulim të të parit, edhe pse dihet që fundi lidhet me kosto të shtuara.
Pothuaj të gjithë treguesit ekonomikë po dalin nga standardi apo gjendja nën kontroll. Kështu, rritja ekonomike po tkurret (6 për qind rritje është si të kalosh ylberin), deficiti buxhetor po rritet tej parashikimeve (mbi 6 për qind). Nga ana tjetër, të ardhurat në buxhet po vijnë nga muaji në muaj dhe nga dita në ditë në tkurrje (këtë vit do të jenë deri 30 miliardë lekë më pak), ndërsa shpenzimet nuk kanë asnjë ndërprerje, në disa zëra edhe tejkalime të ndjeshme. Vetëm për shirita, gjoja fillime investimesh, mes apo përfundime investimesh janë dhjetëfishuar paratë. Por gjashtëmujori i dytë do të jetë me shkurtime drastike të imponuara.
Llogaria korrente ka shkuar afro 15 për qind deficit, ose gati dyfishi i fundvitit 2007, me një rënie eksportesh për këtë vit jo më pak se 20 për qind krahasuar me vitin më përpara, me rënie dërgesash nga emigrantët me 20-30 për qind, turizmi duket do jetë me 15-20 për qind më pak vëllim shërbimesh e ardhjesh turistësh të huaj. Po ashtu, leku, monedha jonë përfundoi valën e parë të nënçmimit me 7-8 për qind. Të shpresojmë të mos ketë valë të dytë. Papunësia ka filluar rritjen, edhe pse shifrat janë të vështira për t‘u reflektuar menjëherë (tek industria e prodhimit me material porositësi mbi 10 mijë punonjës rrezikohen). Kreditimi është tkurrur në mënyrë drastike dhe, sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, kjo tkurrje do të vijojë më tej. Ka rënë fitimi i bankave, por edhe i biznesit në tërësi. Kreditë e parregullta (me probleme) shumë shpejt do i afrohen 10 përqindëshit të totalit të kredive të dhëna.
Nga ana tjetër, huamarrja në tregun e brendshëm e të jashtëm është bërë shumë më e shtrenjtë për buxhetin e shtetit. Vetëm nga rritja e interesave të huasë së brendshme me 1.5 për qind, buxhetit do i kushtojë për vitin 2009, 6 miliardë më shumë lekë, ose 60 milionë dollarë. Në shtim të saj, buxhetit i rritet kostoja edhe për 24 milionë dollarë të tjerë, ose 2.5 miliardë lekë. Pra, në total, 84 milionë dollarë shpenzime të shtuara. Një tjetër tregues shqetësues është rënia e ndjeshme e depozitave bankare. Do të përballemi me mungesë likuiditeti (paraje kesh), sidomos pas zgjedhjeve, për të financuar shpenzimet. Do të kemi rritje të normave të interesit të kredive, si dhe të yield-it (përqindjes së maturimit) të letrave me vlerë të qeverisë. Për këtë, Ministria e Financave nuk jep asnjë prononcim, për të mos folur për marketing për bonot e thesarit. Gjykoj se inflacioni do të fillojë të kthehet në problem në pjesën e fundit të vitit dhe sidomos gjatë vitit tjetër.
Pra, ju mendoni se jemi në batak, në mes të krizës?
Mund t‘ju them se pasoja të tjera shumë të dukshme të krizës janë edhe rënia e ndjeshme e besimit konsumator, të biznesit, të bankave, rënia e importit të makinerive etj., që së bashku me rënien e kredisë afatmesme e afatgjatë. tregojnë rënie të investimeve dhe vështirësi për të ardhmen. Mundet, po ashtu, të flasim për dështim në politikën monetare, kur Banka e Shqipërisë ul interesat e mekanizmit kryesor të saj Repo dhe bankat tregtare i rrisin interesat e tyre. Dua të theksoj se gjithçka parashtrova më sipër janë tregues bazë që vërtetojnë ndikime të forta (në mos krizë) të krizës te ne, paaftësi parashikuese dhe vepruese të qeverisë e strukturave të saj, si dhe kalim të ekonomisë në disa tregues në pika kritike. Shikoj papërgjegjshmëri totale të qeverisë për gjendjen. Duket sikur kjo qeveri kërkon të lërë djerrë tokën pas. Shqiptarët duhet të bëhen gati për një pjesë të dytë më të vështirë të këtij viti. Vërtet kriza është edhe psikologjike, e deri diku njerëzit u mësuan nga pak me të. Por për fat të keq, në një pjesë të mirë tonën zë vend shprehja që ka krizë atëherë kur na zë e keqja në shtëpinë tonë dhe nuk na bën përshtypje thellimi i varfërisë dhe i papunësisë te fasonistët, minatorët, fshati në tërësi, familjet që mbahen me të ardhura nga emigracioni etj. Prandaj gjykoj se kështu si ka nisur, me këtë krizë të importuar dhe me neglizhencën e qeverisë, po përkeqësohen treguesit makroekonomikë dhe po thellohet kriza në Shqipëri.
Ju keni qenë ndër të parët që keni këshilluar qeverinë dhe strukturat tona të tjera publike për të punuar intensivisht në përballje të krizës dhe për të marrë në konsideratë skenarë të mundshëm. Cili nga skenarët që ju mund të parashikonit ndodhi për Shqipërinë gjatë këtyre tetë muajve, që nga shpërthimi i krizës?
Për fat të keq u vërtetua një skenar që unë nuk e kisha parashikuar. Jo për nga shkalla e ndikimit të krizës botërore në ekonominë tonë, pasi në fakt këto janë pothuaj pranë skenarëve (të vërtetuar apo që do të vërtetohen) që kam paraqitur si bashkautor në katër artikuj shkencorë, apo me daljet publike në media dhe mund të vërtetohen. Ajo që është dhe më e rënda dhe e paparashikuar është indiferenca vrastare e qeverise ndaj krizës. Është një injorim i pashembullt, dhe si të thuash, një krim i kryer me tejet gjakftohtësi. Disa efekte të krizës po mbulohen dhe të tjera po kalohen për pas zgjedhjeve, gjë që do e rëndojë më tej situatën më pas.
Pra, qeveria duket se nuk ka marrë parasysh asnjë nga këshillat tuaja apo të specialistëve të tjerë jashtë ekzekutivit. Sa ka ndikuar kjo në përkeqësimin e gjendjes?
Këtu të biem dakord që nuk ka gjë të veçantë. Populli thotë mos i fol atij që nuk do të të dëgjojë. Janë të pakta, në mos aspak, rastet kur qeveria të ketë dëgjuar publikun, median, ekspertët, opozitën. Pra, është në linjën e vet të të qenit vetëm radio. Jo vetëm aq, por ka të gatshëm sloganet që jemi ne që po nxisim krizën. Pra, jemi pjesë e një komploti ndërkombëtar kundër ekonomisë së vendit.
Tani të merremi me disa nga pasojat apo efektet. Kur tkurret ekonomia, tkurren dhe të ardhurat e buxhetit. Për këtë ribëhet buxheti me skenar më realist sa më herët që të jetë e mundur. Sa më vonë, preken shpenzime më të domosdoshme. Si në një familje, nëse amvisa nuk kupton se nuk do i dalin paratë deri në fund të muajit dhe blen kremra e sende zbukurimi, kuptohet që në ditët e fundit të muajit do ta lerë familjen pa ushqim. Nëse paratë harxhohen dhe janë të pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet, praktika dhjetëravjeçare ka treguar se shtresat që goditen më shumë janë të varfrit. Pra, goditen dyfish, në vend që të ndihmoheshin dyfish. Dhe deri tani kemi mësuar për pjesën e parë të goditjes nga kriza (dalja të papunë, rënie e të ardhurave nga emigrantët etj). Pas pak duket se presim të kemi dhe rënie të imponuar të mbështetjes buxhetore. Kriza kërkon që disa shpenzime të riklasifikohen (për t‘u hequr disa dhe shtuar disa të tjera që punësojnë më shumë etj.). Kjo vështirësohet sa më shumë kohë kalon nga fakti i buxhetit.
Disa ekonomistë dhe analistë shprehen se buxheti i shtetit dhe shpenzimet qeveritare të këtij viti janë të fryra, sepse janë elektorale. Si e shikoni buxhetin e këtij viti? Po realizohen të ardhurat? Si e gjykoni masën e rritjes së rrogave në maj të këtij viti nga ana e qeverisë?
Buxheti i këtij viti është i fryrë, është elektoral. Kjo duket në disa tregues. Buxheti është ndërtuar mbi bazën e të ardhurave në një rritje ekonomike 5-6%, kur nuk mendohet të jetë më shumë se 1%. Edhe sikur 4-5% të jetë, pra sa vazhdon të trumbetojë qeveria, përsëri është i fryrë. Dhe në fakt, që tani të ardhurat janë të mangëta dhe do të jenë edhe më të mangëta në vijim. Shpenzimet po vazhdojnë me të njëjtin ritëm sikur nuk jemi fare të ndikuar nga kriza. Po priten shirita për fillime e mbarime rrugësh e investime të tjera, thjesht për të gënjyer votuesit, me pasoja për 6-mujorin e dytë. Besoj janë shpenzuar me mijëra dollarë për gjithë këto shirita...?!
Mendoj që me ritmin e mosrealizimeve të deritanishme, këtë vit të ardhurat nuk do të realizohen për rreth 30 miliardë lekë, por dhe do të kemi shpenzime shtesë të paparashikuara për afro 10 miliardë lekë. Kjo do të jetë goditje e madhe për buxhetin, sidomos në 6-mujorin e dytë të vitit 2009. Edhe rritja e pagave dhe pensioneve ka qenë tërësisht elektorale, pasi për herë të parë rriten në muajin maj, kur gjithnjë kanë qenë rritur në muajin korrik. Për më tepër është e pafalshme që paratë e një kredie shumë të shtrenjtë të përdoren për mbulim shpenzimesh korrente.
Banka jonë qendrore (Banka e Shqipërisë) ka paralajmëruar se gjatë këtij viti vendi mund të jetë në vështirësi për likuiditete. A mendoni se i zgjidh këto vështirësi kredia një çerek miliard euro që qeveria mori dy javë më parë nga një grup bankash?
E kuptoj mirë shqetësimin e vazhdueshëm të Bankës së Shqipërisë lidhur me mungesën e likuiditetit, por sikurse edhe e prisja, kjo do të jetë shqetësuese, sidomos në pjesën e dytë të vitit 2009. Kredia e marrë është një ndihmë për likuiditetin dhe e zgjidh situatën pjesërisht dhe për pak kohë. Kredia, edhe pse jo me destinacion të drejtpërdrejtë, por ajo në fakt do të shkojë kryesisht për pagesë të rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Pra, do zbusë diçka kërkesën për likuiditet dhe do hedhë ca valutë në treg për të mbrojtur përkohësisht kursin e këmbimit.
Ajo që më shqetëson më shumë është se çfarë do të bëhet pas zgjedhjeve, kur të ardhurat do të vazhdojnë të bien dhe nuk është paraparë kaq shumë rritje huaje (as me brenda, e le më me jashtë). Nëse tregu nuk do të ketë para, do të rritet kostoja e huadhënies, si dhe do të duhet të ndërpriten disa shpenzime dhe investime. Kjo është shumë më e keqe se sa të mos kishin filluar disa shpenzime, por qeverinë aktuale e shqetëson më shumë krijimi i një imazhi të rremë bumi ekonomik për të vjedhur votat, se sa zgjidhje të qëndrueshme afatmesme dhe afatgjata.
Ju jeni shprehur në shtyp se e gjeni të çuditshme përqindjen e interesit me të cilën u mor kjo kredi 250 milionë euro (rreth 11.5 për qind). Pra, ajo ju duket shumë e lartë. Megjithatë, FMN e ka përshëndetur këtë kredi. Cili është mendimi juaj për këtë?
Di me saktësi çfarë kam thënë lidhur me këtë çështje. Nuk kam qenë në Shqipëri për të dëgjuar saktësisht përshëndetjet e FMN-se. Duke e dëgjuar vetë, do të isha më i qartë çfarë është thënë dhe në cilin kontekst (ju kujtoj që FMN ka qenë kundër rritjes së pagave e pensioneve, buxhetit të fryrë...). Por, marrja e shumës nuk ka pse të kundërshtohet, pasi ishte e parashikuar në buxhet. Ajo që kundërshtohet është interesi i lartë dhe përse merret me kaq nxitim (për fushatën). Askush nuk do të mund të gjejë argument përse nuk shtrihet në kohë gjatë gjithë vitit 2009, por merret në prag të fushatës kjo kredi. Nuk besoj as edhe se FMN zyrtarisht do të donte të përfshihej në këto politika të mbrapshta, dhe për më tepër, kur nuk ka pse të ketë qenë pjesëmarrëse në negocimin e kredisë. Për më tepër, kur dhëndri vendos vetë për ta marrë nusen, edhe pse prindërit nuk kanë qenë dakord, mendoni se nuk duhet të bëjnë urimin e rastit në ditën e dasmës?
Duke e supozuar të saktë çfarë ju thoni në pyetjen tuaj, përsëri vazhdoj të konsideroj që është një interes tejet i lartë dhe jashtë çdo logjike. Po kështu duhet të jetë për këdo, kur dihet që një apo dy vjet më parë kemi marrë me EURIBOR +1.25% dhe tani +9.5% ose mbi 8 herë më shtrenjtë, ose me një kosto shtesë për buxhetin prej 2.5 miliardë lekë vetëm nga kjo rritje interesi. Përse ky interes kaq i lartë ndaj një shteti sovran (shumë më e lartë nga çdo individ), që nuk është prekur nga kriza, por marshon fitimtar si fanar? Interesi i lartë lidhet me risk të lartë, që zyrtarët tanë na mbushin mendjen ne dhe të huajve, që nuk ekziston, por ne e pësojmë e të huajt buzëqeshin dhe rrisin interesat në kurriz të shqiptarëve të thjeshtë.
Zyrtarëve u rekomandoj të lexojnë parimet bazë të financave ndërkombëtare.