Çimentimi i varreve, 1 vit burg për Naum Dishon
10/06/2011 Gjykata, dënim me kusht për punëtorët. Kreu i OMONIA-s përpiqet të bëjë politikë me origjinën
KORÇE- Ditën e enjte gjykata e rrethit gjyqësor Korçë i dha fund gjykimit të çështjes për veprën penale “të dhunimit të varreve” të fshatit Boboshticë, si dhe për veprën penale “të ndërtimit të paligjshëm”. Tre të pandehurit që akuzoheshin për veprat penale të përmendura më sipër ishin: Naum Disho, Kryetar i Organizatës OMONIA dhe dy punëtorët që realizuan punimet në varrezën e vjetër të këtij fshati: Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe. Për Naum Dishon, trupa gjykuese dha dënimin me 1 vit burg për veprën penale të dhunimit të varreve, bazuar në nenin 118, i cili për “dhunim të varrezave, varreve, nxjerrjen e kufomës, si dhe vjedhjen e sendeve që mund të ndodhen në to, si dhe çdo veprim tjetër që ul respektin ndaj të vdekurve, parashikon dënimin me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet”. Dhënia e këtij vendimi u mbështet edhe te neni 25, pasi dhunimi i varreve ishte kryer në bashkëpunim. Ndërsa për dy punëtorët: Alqi Koroveshin dhe Luan Zaçen, gjykata vendosi dënimin me 6 muaj burg për secilin, por që ky vendim të mos ekzekutohet për një periudhë 3-vjeçare, me kusht që dy punëtoret të mos kryejnë një vepër penale po aq të rëndë apo të rëndë. Tre të pandehurit morën dënimin vetëm për veprën penale të dhunimit të varreve, ndërsa për sa i përket akuzës së ngritur për ndërtim të paligjshëm nga ana e gjykatës u vlerësua si e pabazuar.
Përpjekje për politikë
Pas dhënies së vendimit nga ana e gjykatës, Kryetari i Organizatës “Omonia”, Naum Disho, nxitoi të deklaronte se ai u dënua vetëm sepse deshi të realizonte diçka humane në nderim të grekëve të rënë gjatë luftës, por nuk shpjegoi qoftë edhe me një fjalë të vetme se për çfarë arsyesh kjo “diçka humane” që dëshironte të realizonte ai, duhej të shoqërohej me dhunim të varreve dhe me nxjerrjen e eshtrave të stërgjyshërve të Bosboshticës? Në të vërtetë nuk ishte Naum Disho, ai që nderoi ushtarët grekë, por kishin qenë vetë banorët e Boboshticës që kishin nderuar të vdekurit që kishin mbetur në trojet e këtij fshati, dhe këtë e kishin bërë sipas zakonit të të parëve. A nuk nderon sot Korça varret e francezëve? Megjithatë, sot në varret e Boboshticës nuk ndodhet asnjë varr për ndonjë ushtar grek të rënë gjatë luftës. Veç sa më sipër, Disho e lidhi dënimin e tij me një vit burg me origjinën e tij vllaho-greke, për të cilën, siç u shpreh ai, ndihej krenar. Në të vërtetë askush nuk e ka penguar Dishon që të jetë krenar për origjinën e tij, por prejardhja (gjeneza) nuk i jep të drejtën askujt, pavarësisht se cilit komb i përket që të dhunojë varret e një kombi tjetër. Ndërkaq Disho do të shtonte se vllehët kështu ishin dënuar edhe në kohën e komunizmit, por me sa duket ai nuk e di që në atë kohë u dënuan dhe u pushkatuan me mijëra shqiptarë, sepse territorit të diktaturës nuk mund t’i shpëtonte askush. Tashmë jetojmë në një vend demokratik që do të thotë se liria jote mbaron atje ku fillon liria e tjetrit. Në të njëjtën kohë Naum Disho nuk la pa sulmuar as mediat: “Jeni ju ata që e nxitët këtë çështje pa pasur një çështje, tha Disho duke iu drejtuar gazetarëve, për të cilën unë u shikoj që ju sot jeni të gëzuar që unë u dënova me 1 vit burgim”. Me sa duket Disho dëshiron që të mos flasë askush edhe kur dhunohen varret e të vdekurve.
E vërteta e varreve
Jo vetëm gjatë procesit të hetimeve, por edhe gjatë gjykimit të çështjes, madje seancë pas seance, përmes dëshmive të dëshmitarëve, jo vetëm të akuzës, por edhe të mbrojtjes, doli në pah fakti se kishte qenë organizata “Omonia” ajo që kishte marrë një vendim për ndërtimin e një korridori (rruge) në varret e Boboshticës dhe të një platforme në nderim të dy ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës. Ndërkohë u vërtetua se kishte qenë Disho ai që kishte financuar personalisht projektin në fjalë, por pa marrë më parë lejen e ndërtimit nga komuna e Drenovës, e cila mbulon edhe Boboshticën. Megjithatë, përmes fakteve u vërtetua tërësisht se gjatë realizimit të punimeve jo vetëm që ishin dhunuar varret, por në të njëjtën kohë kishin mbetur mbi sipërfaqen e tokës eshtrat e të vdekurve. Ekspertiza e kryer vërtetoi se fragmentet e eshtrave që ishin nxjerrë nga varret u përkisnin të vdekurve të Boboshticës. Ngjarja në fjalë shënoi një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në qarkun e Korçës, sepse nuk kishte ndodhur kurrë më parë një dhunim i tillë varresh. E megjithatë, Disho nuk nguron të deklarojë se ai deshi vetëm të ndërtonte “një gjë humane”, por ku është njerëzorja në këtë rast, kur të vdekurit nxirren nga varri?!