E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbukurimet në kryeqytet sjellin atmosferën e festave

Dritat dhe yjet e Krishtlindjeve e vitit të ri janë ndezur anë e kënd qytetit. Tirana, tashmë përcjell në çdo anë të saj ajrin festiv, që si gjithmonë nis e ndihet me fillimin e dhjetorit. Çdo vitrinë e godinë, që ka marrë masat duke vënë zbukurimet, të bën të kujtohesh se festat janë në prag. Dhe asgjë më ngazëllyese nuk ka në këtë fundviti sesa atmosfera parapërgatitore, që çelet me dekoret e bulevardit, e përfundon me zbukurimin e çdo objekti publik e privat. Ndajnë tashmë edhe gati 2 javë për të mbërritur në vigjiljen e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, dhe as atmosfera nuk e fsheh një fakt të tillë. Ngjyrat dhe dritat vezulluese janë edhe një motiv për të thyer akullsinë dhe zymtësinë e këtij dimri, që në mesin e tij do të shënojë edhe një tjetër ndërrrim vitesh. Krishtlinjdet dhe Viti i Ri, janë në prag, të orëve festive. Mos harroni që festat më të mëdha të vitit, ti mbushni me dekoret më vezulluese, që verbojë çdo mendim se një tjetër vit jep lamtumirën në jetën tuaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›