QSUT i merr Toksikologjikun ushtrisë
Rehabilitimi dhe shërbimi klinik ndaj vartësve të drogës do të kryhet pranë spitaleve universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Shërbimi Universitar i Toksikologjisë Klinike, në Spitalin Universitar Qendror të Ushtrisë, nga Ministria e Mbrojtjes, do të kalojë në përbërje të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, në vartësi administrative të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndryshimi
Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrit të Shëndetësisë, Ndoka, vendosi dje në mbledhjen e radhës, kalimin në varësi administrative të shërbimit universitar të toksikologjisë klinike, të Spitalit Universitar Qendror të Ushtrisë, nga Ministria e Mbrojtjes Ministrisë së Shëndetësisë, në përbërje të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Shërbimi universitar i toksikologjisë klinike do të ketë 12 shtretër klinikë dhe 2 shtretër në njësinë e terapisë intensive.
Ndërkohë në numrin e përgjithshëm të punonjësve do të shtohen edhe 9 punonjës, numër ky që zbritet nga numri i përgjithshëm i punonjësve, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.
Gjithashtu në buxhetin e miratuar për vitin 2008, Ministrisë së Shëndetësisë do t’i shtohet fondi prej 1.400.000 (një milion e katërqind mijë) lekësh për përballimin e pagave dhe të sigurimeve shoqërore, për punonjësit e shërbimit universitar të toksikologjisë klinike, fond i cili zbritet nga buxheti i po këtij viti, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.
Shërbimi universitar i toksikologjisë klinike, deri në sigurimin e mjediseve të përshtatshme, brenda vitit 2010 do të realizojë veprimtarinë e vet në mjediset dhe me pajisjet e Spitalit Universitar Qendror të Ushtrisë, që përcaktohen nga drejtoria e këtij institucioni.
Pacientët
Një ndër arsyet kryesore të ndryshimit të përkatësisë administrative të shërbimit universitar të toksikologjisë, sipas MSH, është zgjerimi i këtij shërbimi duke e kthyer në të ardhmen në një Klinikë Universitare Polivalente Adiktive, e cila do të drejtojë të gjithë procesin ku përveç trajtimit të intoksikacioneve, të bëhet dhe parandalimi dhe të ndiqet detoksikimi dhe rehabilitimi i tyre. Shtimi i numrit të vartësve nga substancat narkotike shkon në 35 mijë persona, të cilët kërkojnë trajtim mjekësor të specializuar, rritja e preferencës për administrim intravenoz të drogës çon në rritjen e probabilitetit të infektimit nga sëmundje të transmetueshme si HIV/AIDS, Hepatit B e C, si dhe kapaciteti i pamjaftueshëm në shtretër për përballimin e rasteve çoi në propozimin e këtij projektvendimi.