E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali / Emigracioni ; Shenjat e gishtërinjve do t‘u merren të gjithë shtetasve

Italia mund të kërkojë identifikimin e të gjithë qytetarëve të saj me anë të shenjave të gishtërinjve, veprim që ka si qëllim zbutjen e kritikave kundër planeve të qeverisë që detyron banorët e komunitetit rom dhe fëmijët e tyre të paraqiten në organet kompetente dhe të japin shenjat e gishtërinjve, si një mënyrë për të minimizuar krimin.

Kjo politikë është dënuar nga Parlamenti Evropian, nga Rumania, prej nga vijnë shumë romë dhe nga disa grupe fetare që e kanë krahasuar këtë veprim me sulmet e nazistëve dhe fashistëve ndaj hebrenjve në vitet '30.

Një komision parlamentar ra dakord sot që, qysh nga viti 2010 të gjitha kartat e identitetit, me të cilat të gjithë shtetasit italianë duhet të pajisen, duhet të përmbajnë edhe shenjat e gishtërinjve.

Kjo masë duhet ende të miratohet nga Parlamenti. "Do të zbehet çështja e komunitetit rom, shenjat e gishtërinjve do të merren për të gjithë", - deklaroi deputeti i opozitës, Antonio Misani për gazetën “Corriere della Sera”.

Magnezi ul rrezikun e gurit në tëmth

Studimet nga “Amerikan Journal of Gastroenterology”, kanë treguar se ushqimi i bollshëm me magnez ul rrezikun nga gurët në tëmth. Studimet e tjera kanë thënë se magnezi ka rol në parandalimin e sulmit në tru, ndërsa një studim i tretë flet për rëndësinë e magnezit për zhvillim normal të eshtrave tek fëmijët e moshës 8-14 vjet.

Në anën tjetër, sasia e madhe e magnezit sërish nuk është e mirë, por marrja e tepërt është e pamundur të arrihet vetëm me anë të suplementëve. Kufiri i sipërm i marrjes së magnezit përmes suplementëve është 350 mg në ditë.

Burime të pasura të magnezit janë perimet e gjelbra, drithërat, fasulja, frytet dhe farat e zhardhokut si dhe qumështi. Magnezi është pjesë e molekulës së klorofilit të gjelbër, prandaj mund të llogaritni se perimet e gjelbra janë një burim i mirë.

Duhanpirëset

U duhet dyfishi i kohës për të mbetur shtatzënë

Duhanpirëset kërkojnë dyfishin e kohës së grave që nuk konsumojnë duhan, për të mbetur shtatzënë, sipas një studimi të Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor në Francë (Inserm). "Rezultatet e para të studimit konfirmojnë efektin negativ të duhanit mbi fertilitetin, efekt ky që është pohuar edhe nga ekipe të tjera evropiane", cilësohet në studim. Projekti pilot konsistoi në studimin e 1200 grave nga 18-44 vjeç dhe të partnerëve të tyre. Konkluzioni: "gjysma e femrave duhanpirëse donin dyfishin e kohës për të mbetur shtatzënë, në krahasim me ato që nuk pinin". Por këto efekte negative të duhanit nuk ndikojnë vetëm tek gratë, por edhe tek burrat. Mjekët nënvizojnë që të paktën duhanpirësit, duhet të mënjanojnë duhanin gjatë kohës që duan të bëjnë një fëmijë.

Temperaturat

Nga sot, rritje deri në 4 gradë

Prej ditës së sotme temperaturat në të gjithë vendin do të rriten. Sipas specialistëve të shërbimit meteorologjik pritet që nga sot temperaturat të pësojnë rritje deri në katër gradë celsius. Gjatë ditës së sotme termometri do të shënojë 33 gradë celsius. Për gjatë ditëve në vijim temperaturat do të vazhdojnë të rriten, duke lënë pas freskun dhe temperaturat e paqëndrueshme të një ditë më parë. Gjithashtu fundjava do të këtë temperatura të larta, ku dielli do të shkëlqejë duke lejuar që të gjithë të kenë mundësinë të bëjnë plazh.

Specialistët e shërbimit meteorologjik shprehen se ditët në vijim do të mbajë mot i mirë me temperatura të larta. Kështu përgjatë ditëve të enjte termometri do të shënojë 33 gradë, ditën e premte dhe përgjatë fundjavë temperatura shkojnë në 34 gradë celsius.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›