Si ti shmangim varicet
Për këmbë më të bukuar dhe se si ti shmangim varicet mjekja kirurge–flebologe Elda Hoxha. Ajo jep këshillat për të sëmurët që vuajnë nga varikozat.
Shtojnë gjatësinë e trupit duke e rritur atë deri në disa centimetra dhe prej kohësh takat janë bërë bashkëshoqëruese përditshmërisë së vajzave dhe grave shqiptare. Por në të vërtet pas bukurisë dhe sharmit që ato falin, ana e errët e tyre janë dëmet që shkaktojnë në shëndetin e shumë kujt i vesh ato çdo ditë. Një pjesë e madhe e femrave mbi moshën 30 vjeçe, takat u janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së tyre. Kjo edhe nga puna që ato kryejnë por edhe nga dëshira e tyre.
Nga studime të ndryshme vihet re se kjo kategori femrash janë të dënuara të vuajnë nga varicet dhe kjo për shumë arsye. Por deri tani mjekët thonë se ndonëse venat varikoze janë një sëmundje kronike, origjina e tyre ende është e panjohur. Faktorët ndikues janë disa, trashëgimia, shtatzënia, mosha, mbipesha, profesioni etj.
Mjekja kirurge–flebologe Elda Hoxha, jep këshillat për të sëmurët që vuajnë nga varikozat dhe si mund të shmangen ato. Por rëndësi të veçantë për luftimin e kësaj sëmundjeje është qëndrimi drejtë dhe mundësisht shmangia e jetës sedentare. Gjithashtu duhet të evitohet qëndrimi ulur me këmbët kryqëzuar si dhe mbajtjen për shumë gjatë të këpucëve me taka të larta.
Çfarë janë venat varikoze dhe kur mund të shfaqen ato?
Venat varikoze apo siç njihen në gjuhën e popullit dalja e damarëve të këmbës është sëmundje kronike, por në fakt origjina e tyre ende është e panjohur. Venat varikoze shfaqen përgjithësisht tek gratë mbi moshën 30 vjeç dhe kjo vjen për shkaqe trashëgimie, ose mund t’u shfaqen grave shtatzëna, grave mbipesha por edhe nga mosha dhe profesioni.
Cilat lloje aktivitetesh janë më të mira, po aktiviteti sportiv mund të shmangë varicet?
Nuk është e këshillueshme praktikimi i sporteve të rënda si tenisi, ngritja e peshave etj. Aktiviteti sportiv më i rekomandueshëm është noti dhe përdorimi i biçikletës. Udhëtimet, pushimet dhe aktivitetet në natyrë. Gjatë udhëtimeve të gjata me makinë, duhet ndaluar dhe ecur në këmbë për një kohë të shkurtër, ose në autoveturë mund të uleni në sedilen e pasme me këmbë të shtrira mbi sedilen e përparme. N.q.s udhëtoni me tren ose me autobus ndërprisni qëndrimin ulur duke lëvizur në të. Në udhëtimet e gjata me avion mbi 2 orë duhet lëvizur vazhdimisht. Evitimi i qëndrimeve në diell mbi 30 min pa lëvizur, lëvizja në diell nuk përbën kundraindikacion. Ecja në det ku niveli i ujit duhet të jetë deri në nivelin e kofshëve është e rekomandueshme. Gjatë shikimit të një spektakli (film, teatro, TV etj.) është e këshillueshme mbledhja dhe shtirja e shpeshtë e këmbëve dhe jo vendosja e këmbë mbi këmbë (kryqëzimi i tyre).
Çfarë mund t’u këshilloni të sëmurëve që vuajnë nga varikozat?
Të sëmurët të cilët vuajnë nga venat varikoze nuk duhet të qëndrojnë për një kohë të gjatë në këmbë pa lëvizur, n.q.s. është i detyruar atëherë duhet të bëjë ecje në vend numëro ose të ngrihet e të ulet në majë të gishtave disa herë. Është tej mase e këshillueshme që të evitojë jetën sedentare, qëndrimet ulur për një kohë të gjatë pa lëvizur. Duhet të evitojë mbajtjen e veshjeve të ngushta (si korse, xhinse, aderente etj.) që shtrëngojnë kofshët apo kërcinjtë. Takat shumë të larta apo të sheshta nuk duhen të mbahen kurrsesi, por këshillohet që të jenë mesatarisht midis 3-5 cm. Mesazhet e forta në zonat e shfaqura varikoza nuk duhen bërë, pasi kjo e përkeqëson akoma më shumë atë. Duhet shmangur nxehtësia lokale në këmbë për një kohë të gjatë (p.sh. soba, furnela, borsa me ujë të nxehtë në këmbë etj). Në asnjë mënyrë femrat që vuajnë nga varikozat nuk duhet të pinë duhan. Fjetja me këmbë mbi nivelin zemrës.
Të qëndrojë shtrirë me këmbë të ngritura rreth 15 min 3 herë në ditë. N.q.s je i detyruar të qëndrosh në shtrat për një kohë të gjatë për çfarëdo sëmundje apo interventi kirurgjikal, lëviz shpesh këmbët nëpërmjet mbledhjes dhe shtrirjes së tyre ose të përdorni çorape elastike n.q.s. keni varice.
Me çfarë duhet të ushqehen?
Ushqimi duhet të jetë i tillë që të evitojë konstipacionin (kapsllëkun) që mund të favorizojë apo të keqësojë hemorroidet ose varicet. Rëniet ose shtimi në peshë në mënyrë të theksuar. Duhet të mos konsumojmë ushqime pikante apo alkool, pasi këto mund të shtojnë pruritin (të kruarat). Është e mirë që të pakësojnë konsumin e bukës, brumërave dhe ëmbëlsirave. Gjithashtu është e rëndësishme që të reduktojnë përdorimin e kafesë dhe përdorimin e shumë frutave. Por ajo që është më e vlefshme, që këshillohet, një dietë e pasur me fibra (perimet etj).
Si mund të parandalohen?
Shumë kohë më parë njerëzit përdornin korse najloni për t’i mbajtur venat të shtrënguara fort. Por ilaçet kundër dhimbjeve dhe korsetë e ngushta të këmbëve ka kohë që nuk japin ndonjë rezultat të mirë. Enjtja e venave mund të bëhet edhe shkak për bllokimin e qarkullimit të gjakut. Imazhet me ultratinguj tregojnë se në çfarë gjendje ndodhen këto vena. Ndërhyrja me rreze, thuajse nuk ndjehet fare. Rrezet Lazer në këtë rast zëvendësojnë bisturinë e kirurgut. Kjo është edhe arsyeja që shumë pacientë kërkojnë të trajtohen me këtë metodë. Nëpërmjet rrezeve Lazer, venat çahen, dhe pasi bëhet zhbllokimi i tyre vendi i çarjes mbyllet përsëri. Shkencëtarët thonë se operacione të tilla me rreze Lazer janë të suksesshme në 95 të rasteve. Shkaktari i ënjtjes së venave nuk dihet dhe në disa raste kjo sëmundje është gjenetike.
Këshilla të përgjithshme
Nuk duhet të përdorin këpucë me taka më shumë se 3-4 cm
Këmbët duhet të qëndrojnë gjithmonë të pastra
Duhet të evitojnë sauna dhe depilim me dyllë
Duhet të përdorin çorape elastike
Duhet të kenë një normë dietike
Evitoni mbajtjen e këpucëve të sheshta
Përdorni produkte me bimë jeshile me kërcell
Në dietën tuaj ushqimore duhet të jetë edhe orizi
Përdorni vazhdimisht grurin
Mos qëndroni ulur për më shumë se një orë në të njëjtën pozicion
Mos i mbani këmbët e kryqëzuara
Evitoni mbajtjen e peshave të rënda