E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen rastet e diabetit

Studimi

Ekspertë të shëndetësisë paralajmërojnë se sëmundja e diabetit po vjen duke u përhapur dhe kjo prirje mund të ndryshohet vetëm nëse rreziku që e shkakton atë, si mbipesha dhe plogështia fizike, njihen nga të gjithë.

Diabeti po përhapet me shpejtësi, thonë ekspertët amerikanë të shëndetësisë. Sot 8 për qind e amerikanëve vuajnë nga diabeti, ndërsa më 1960 kjo shifër ishte 4 për qind. Rastet e të sëmurëve me diabet po shtohen me shpejtësi edhe në vende të tjera. Sipas Federatës Ndërkombëtare Kundër Diabetit, në mbarë botën ka 246 milionë të prekur nga diabeti dhe ky numër pritet të arrijë në 380 milionë në vitin 2025. Të njëjtat burime thonë se 80 për qind e njerëzve me diabet të tipit 2 jetojnë në vendet në zhvillim.

Ky lloj diabeti është vdekjeprurës dhe numri i të vdekurve nga kjo sëmundje sot në botë është i barabartë me numrin e të vdekurve nga virusi HIV e Sida. Në Shtetet e Bashkuara, ekspertët thonë se diagnostikimi i hershëm i diabetit ka bërë që numri i vdekjeve nga kjo sëmundje në Amerikë të pakësohet.

Ekspertë të shëndetësisë paralajmërojnë gjithashtu se rreziqet që e shkaktojnë diabetin, si mbipesha dhe plogështia fizike, duhet të njihen nga të gjithë, në mënyrë që raste e diabetit të shkojnë drejt pakësimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›