QSUT, me operacione "rutinë"
Spitali "Nënë Tereza", i nivelit terciar, realizon më shumë operacione të lehta se të vështira. Këtë e rrëfejnë statistikat e përpunuara pak kohë më parë nga Drejtoria e Qendrës Spitalore.
Drejtoresha e kësaj qendre, Gjeorgjina Kuli, ka sqaruar se:
"Janë kryer më shumë operacione për vendosjen e lenteve, heqjen e perdeve, apendicit, heqje tumoresh". Sipas të dhënave, më shumë se gjysma e operacioneve të kryera në spitalin "Nënë Tereza" janë ndërhyrje kirurgjikale të lehta, të konsideruara si të thjeshta, sepse kjo lloj kirurgjie mund të bëhet edhe në spitale rajonale të cilat nuk mbajnë emrin "terciar". Një qendër universitare e këtij niveli, duhet të shërbejë për ndërhyrje të vështira kirurgjikale, duhet të realizojë operacione sikundërse "homologët" në vende të tjera, si dhe duhet të ketë pajisje dhe staf të trajnuar për realizimin e këtyre ndërhyrjeve. Shumica e ndërhyrjeve kirurgjikale janë realizuar në kirurgjinë e onkologjikut, ku sëmundjet janë shtuar nga viti në vit. Nga ekzaminimet ka pasur rritje të tumorit të gjirit.
Operacionet e lehta
Në sallat e kirurgjisë, në spitalin "Nënë Tereza" janë kryer brenda një viti më shumë se 18 mijë operacione, ka pasur më shumë se 22 mijë urgjenca. Më shumë se 50 për qind e operacioneve janë kryer për pacientët e ardhur nga rrethet. Rreth 13 mijë operacione kanë qenë për rastet tumorale dhe 8 mijë operacione janë kryer vetëm për pacientët e kryeqytetit.
"Mbizotërojnë operacionet në sy, pasuar nga heqjet e apendiciteve, kirurgjia e sëmundjeve tumorale. Sipas statistikave, kemi një shtim të sëmundjeve tumorale, njëkohësisht kemi një pjesë të madhe të pacientëve të ardhur nga rrethet, të cilët kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale në spitalin tonë", tha drejtoresha e spitalit. Në më shumë se 18 mijë operacione në një qendër terciare, vendin e parë e zë kirurgjia e syrit, që përfshin heqje të perdeve, vendosje të lenteve, përmirësim të miopisë, glaukomës nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale. Statistika të tilla kanë ngjallur diskutim në nivelet drejtuese, duke kërkuar që viti 2009, të sjellë më shumë risi dhe avancim edhe në fushën e kirurgjisë.
Sallat dhe pajisjet
Salla model, konkurrente me çdo spital terciar në Evropë tashmë është bërë gati. Për ndërtimin e kësaj salle dhe për pajisjen me aparatura, Komuniteti Evropian çeli një fond të konsiderueshëm, me qëllimin final, realizimin e transplantit të veshkave,////////////// kjo ndërhyrje tepër e vështirë. Salla është, po ashtu mjekët janë specializuar, por projekti i KE-së tashmë ka përfunduar. Pavarësisht nivelit terciar të "Nënë Terezës", shumë pajisje bashkëkohore, medikamente dhe financimet e pakta po lënë në vendnumëro zhvillimin e kirurgjisë edhe pas viteve 1990.
Të vetmet operacione të vështira që janë realizuar nga viti në vit në qendrën spitalore universitare, të konsideruara "superkirurgji" janë kryer në shërbimin e neurokirurgjisë, në shërbimin e kirurgjisë maxilo-faciale, në onkologji, urologji.