QSUT, në janar 2010 me tarifa të përcaktuara për çdo shërbim ndaj pacientit
transparente në bazë të protokollit të mjekimit për çdo sëmundje. Drejtori i përgjithshëm i QSUT, Ilir Dashi, ka deklaruar dje se afatet kohore janë shumë të shtrënguara dhe në 1 janar të vitit të ardhshëm gjithçka duhet të ketë përfunduar. Sapo kemi ngritur grupe pune me përfaqësues të drejtorisë dhe drejtues të specialiteteve të ndryshme në çdo pavion. Do të tërheqim mendimin e specialistëve të fushës, do të konsultohemi me ekspertë dhe jemi të vendosur që të përfundojmë në kohën e caktuar përcaktimin e kostove për çdo shërbim që do të nxjerrim në shitje vitin e ardhshëm, u shpreh Dashi. Drejtoria e QSUT u ka kërkuar shefave të shërbimeve të hartojnë protokollet e mjekimit për çdo sëmundje, pasi kjo do të ndihmojë në përcaktimin e kostos që duhet të përballojë çdo shërbim.