E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT, “paralizohen” autoambulancat, mungon karburanti



Problemet në QSUT duket se nuk kanë të sosur. Këtë herë në qendër të vëmendjes janë vendosur autoambulancat, të cilat kanë dy ditë që nuk u përgjigjen thirrjes së pacientëve në rast nevoje. Shkak për këtë është bërë sepse mungon karburanti për të qarkulluar në kryeqytet. Kështu të gjithë qytetarët që telefonojnë në numrin e urgjencës dhe që kanë të domosdoshme autoambulancën, duhet të vihen në dijeni se ky shërbim nuk ofrohet në QSUT , pa përcaktuar ndonjë afat kohor. Do të jenë vetë pacientët ata që do të nxjerrin veten nga situata, duke marrë një taksi apo duke marrë një makinë hua për të mbërritur deri në urgjencën e QSUT-së. Ndërkohë që ata që kanë probleme me zemrën në rast infarkti, nuk I dihet se çfarë mund të ndodhë gjatë rrugës, nëse do të jetë gjallë deri në spital apo jo. Problemi i krijimit të kësaj situate duket se është moskryerja e tenderave. Kështu, drejtoria e QSUT-së e ka gjithmonë gati përgjigjen e saj, që nuk janë zhvilluar akoma tenderat dhe nuk mund të operohet me blerje të vogla. Ndërkohë që çmimi i “arit të zi” vazhdon të ketë rritje drastike dhe kjo e vështirëson ende punën në QSUT. Ky është një problem që tashmë po e vuan gjithë vendet e botës së zhvilluar, por qeveria shqiptare ende nuk po merr situatën në dorë për të lehtësuar sadopak punën e vështirë në QSUT, e ila cdo ditë e më tepër po vuan nga mungesa të thella materiale dhe në barna.

5 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›