E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksat vendore, shtyhet afati deri ne 30 ditë



Emanuela Sako

Shtyhet afati i pagesës së taksave vendore dhe atyre të bizneseve, deri në 30 ditë nga afatet e përcaktuara. Taksat vendore dhe bizneseve të vogla që ishte parashikuar të shlyheshin deri ne datën 20 prill, do të vazhdojnë të paguhen deri në datën 20 maj. Nëse qytetarët nuk do të shlyejnë pagesën, pritet që të merren masa kundrejt gjobës. Bashkia e ka justifikuar shtyrjen e pagesës së taksave duke sqaruar se pagesat e detyrimeve do të verifikohen sepse pjesa më e madhe e tyre kanë paguar me anë të Bankës, rreth 70 % dhe janë duke u hedhur të dhënat. Ndërsa, kur të mbarojë hedhja e arkëtimeve mund të evidentojmë debitorët. Në bazë të verifikimeve dhe rezultateve, të gjithë ata që nuk shlyejnë detyrimet do të merren masa sipas parashikimit të ligjit, me gjobë, apo me mbyllje të bizneseve. do të bëhen
Procedurat
Sipas ligjit për procedurat tatimore, janë vendosur disa etapa për njoftimin e të gjithë debitorëve, ku u lihet një afat i shkurtër deri në marrjen e masave. Kështu etapat janë këto: Njoftimi i detyrimit (30 ditë afat për pagesë): Urdhër Bllokimi në Bankë për llogaritë bankare që mund të kenë (30 ditë afat): Bllokim me Policinë Bashkiake (30 ditë): dhe veprimi i fundit që mund të ndërmarrë bashkia është sekuestrimi i pasurisë si hap i fundit ose kallëzim penal në prokurori. Shlyerja e detyrimeve për bizneset është parashikuar në disa afate kohore brenda një viti, ku shlyerja mund të bëhet deri në tre data të caktuara në bazë të rregullores.
Taksat
Rreth dy muaj më parë Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar paketën fiskale që kryeqyteti do të përdorë deri në vitin 2010. Sipas paketës fiskale, një pjesë e taksave ekzistuese pësojnë rritje. Kjo është bërë në bazë të një politike, e cila ka për t’i ardhur në ndihmë disiplinimit të trafikut të makinave, përmirësimit të mjedisit si dhe shërbimeve të tjera që ofron pushteti lokal. Përsa i përket pastrimit të qytetit, taksa e pastrimit do të pësojë një rritje. Kështu, nga 2100 lekë që ishte në vitin e kaluar, ajo do të bëhet 3600 lekë këtë vit, 4 mijë lekë në vitin 2009 dhe 5 mijë lekë të rinj në vitin 2010.
Taksa e gjelbër ndryshon në mënyre progresive deri në vitin 2010. Kështu, ajo bëhet 300 lekë gjatë këtij viti, 400 lekë për vitin e ardhshëm dhe 500 lekë në vitin 2010. Këto vlera janë miratuar përsa u përket familjarëve. Ndërsa për bizneset, ato janë pak më të larta. Për vitin në të cilin ndodhemi aktualisht ajo pësoi rritje në masën 3600 lekë në vit, pra 1500 lekë më shumë sesa ishte në vitin 2007. Vitin e ardhshëm kjo tarifë do të shkojë në 4 mijë lekë, ndërsa në vitin 2010, çdo kryefamiljar do të paguajë plot 5 mijë lekë të rinj në vit. Taksat për biznesin e vogël kanë pësuar gjithashtu ndryshime. Kështu, për objektet e shitjes me pakicë, që bëjnë deri në 2 milionë lekë xhiro, do të paguajnë 45 mijë lekë si taksë vjetore. Kjo është me e ulëta, ndërsa për biznese që kryejnë deri në 8 milionë lekë xhiro, tarifa që ato duhet të paguajnë shkon në 143 mijë lekë në vit. Rritje pëson edhe taksa e tabelës, e vendosur për qëllime reklamimi. Kështu, ajo bëhet 1 mijë lekë metri katror në ditë. Sipas formulimit që i bëjnë ekspertët, vendosje tabele në funksion të ekspozimeve të ndryshme të hapura do të kuptohen të gjitha ato tabela në funksion të panaireve të ndryshme, që kanë si qëllim për vete ose për të tretët. Paketa e re fiskale arrin që të favorizojë bizneset, si lojëra me kompjuter, lojëra fëmijësh të hapura dhe të mbyllura, institucionet jopublike të edukimit si shkollat, kopshtet apo çerdhet dhe subjektet qe zhvillojnë aktivitet ne fushën e prodhimit te produkteve ushqimore.

5 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›