E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT, përurohet reparti i reanimacionit

Autori i Lajmit: Redaksia
Tashmë edhe në vendin tonë do të ketë një repart reanimacioni që do të kurojë pacientët me sëmundje infektive. Në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” është përuruar ky repart, i cili sipas drejtuesve të infektivit, do të kurojë rastet e rënda, duke përfshirë këtu edhe pacientët me virusin më të fundit pandemik, A/H1N1. Ndërkohë situata nga gripi pandemik në vendin tonë paraqitet prej disa javësh sipas bluzave të bardha e qëndrueshme. Edhe rastet e rënda me virusin A/H1N1, sipas mjekëve, që janë shtruar në këtë spital janë përmirësuar, ndërkohë që fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë viktimë nga gripi i derrit. Në ceremoninë e përurimit të ambienteve të reja të repartit të reanimacionit të infektivit ka marrë pjesë zv/ ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia, drejtori i QSUT, Ilir Dashi, si dhe përfaqësues të Bankës Botërore, të cilët janë pjesë e investimit të projektit.
Ky lajm është publikuar: 04/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›