Tarifat për Master dhe Doktoraturë, 100 deri në 200 mijë lekë
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Qeveria miratoi dje kuota të reja studimi në Fakultetin e Infermierisë për ciklin e dytë të studimeve, kuota për studimet Master si dhe Doktoraturë në Fakultetin Politeknik të Tiranës. Përcaktohen githashtu edhe kuotat dhe tarifat e pranimit për secilin program studimi. Përfitojnë nga këto programe të reja studimi edhe kandidatët shqiptarë nga trojet. Tarifa vjetore e studimit varion nga 100 mijë lekë të reja deri në 200 mijë lekë të reja dhe mund të paguhet me këste.
Infermieria
Qeveria miratoi dje hapjen në Fakultetin e Infermierisë, të Universitetit të Tiranës, të programeve të studimit, të ciklit të dytë, në:
a) “Infermieri”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në këtë program.
b) “Teknik laboratori”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në këtë program.
c) “Fizioterapi”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në këtë program;
ç) “Teknik imazherie”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në këtë program;
d) “Mami” ,në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në këtë program.
Kuotat e pranimit
Kuotat e pranimit në këto programe studimi, me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, të jenë, si më poshtë vijon:
a)“Infermieri” 100;
b)“Teknik laboratori 25;
c)“Fizioterapi” 25;
ç) “Teknik imazherie” 25;
d)“Mami” 25.
Kuota e pranimit, në këto programe studimi, për ata studentë, që i ndjekin këto programe si programe të dyta studimi të jetë, si më poshtë vijon:
a) “Infermieri” 10;
b) “Teknik laboratori” 3;
c)“Fizioterapi” 3.
Tarifat
Tarifa vjetore e shkollimit për studentët, që do të regjistrohen në këto programe studimi, për vitin akademik 2009-2010, të jetë, si më poshtë vijon:
a) “Infermieri” 100 000 lekë;
b) “Teknik laboratori” 100 000 lekë;
c)“Fizioterapi” 100 000 lekë;
ç) “Teknik imazherie” 100 000 lekë;
d) “Mami” 100 000 lekë.
Tarifa vjetore e shkollimit për studentët, që i ndjekin këto programe, si programe të dyta studimi, të ciklit të dytë, për vitin akademik 2009-2010, të jetë, si më poshtë vijon:
a)“Infermieri” 200 000 lekë;
b) “Teknik laboratori” 200 000 lekë;
c)“Fizioterapi” 200 000 lekë;
ç) “Teknik imazherie” 200 000 lekë;
d)“Mami” 200 000 lekë.
Master për studime evropiane
Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu hapjen e programeve të studimit, të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë”, në Institutin e Studimeve Europiane, të Universitetit të Tiranës, në:
a) “Legjislacion dhe institucionet europiane”;
b) “Politika dhe qeverisja në Europë”,
c) “Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Bashkimit Europian (BE).” Në përfundim të këtyre programeve të studimit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND) në fushën e arsimimit të kryer. Programet e studimit “Master i nivelit të dytë” realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit. Programet e studimit “Master i nivelit të dytë” e fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010. Kuotat e pranimit në këto programe studimi, në vitin akademik 2009-2010, janë, si më poshtë vijon:
a) Legjislacion dhe institucionet europiane 30 kuota;
b) Politika dhe qeverisja në Europë 30 kuota;
c) Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Bashkimit Europian 30 kuota. Nga kuotat e mësipërme të çdo programi studimi, 9 kuota janë për studentët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve zyrtare të këtyre trojeve. Tarifa e shkollimit, për studentët e regjistruar në këto programe studimi, në vitin akademik 2009-2010, është 100 000 (njëqind mijë) lekë. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife shkollimi, e cila likuidohet me këste të caktuara nga instituti përkatës. Studentët shqiptarë, që kanë kryer me rezultate të shkëlqyera ciklin paraardhës të studimeve, nuk e paguajnë tarifën e shkollimit.
Doktoratura në Politeknik
Çelen studimet e doktoraturës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, të Universitetit Politeknik të Tiranës, të programit të studimeve, të ciklit të tretë, të doktoratës, në “Inxhinieri mekanike”, me këto profile:
a) Inxhinieri mekanike, në përfundim të të cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Inxhinieri Mekanike”.
b) Inxhinieri materiale, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Inxhinieri Mekanike”, me profil inxhinieri materiale. Ky program studimi e fillon veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009 - 2010. Kohëzgjatja e programit të mësipërm të studimeve të doktoratës është, të paktën, 3 vite akademike, ku përfshihen edhe 60 kredite për studime të organizuara. Kuota e pranimit në këtë program studimi, për vitin 2009, është 14. Nga kuota e përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi, caktohen dy kuota për studentët nga trojet shqiptare, jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve zyrtare të këtyre trojeve. Kuotat e paplotësuara rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Tarifa e shkollimit, për këtë program të plotë studimi, është 200 000 (dyqind mijë) lekë, e cila likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, të Universitetit Politeknik të Tiranës.
Ky lajm është publikuar: 04/12/2009