“Taivani”, Bashkia e Tiranës denoncon në prokurori Olldashin
Autori i Lajmit: Redaksia
Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe dje kallëzimet penale ndaj ministrit të Transportit, Sokol Olldashi. Bëhet fjalë për çështjen “Taivani” që Bashkia e Tiranës, pasi depozitoi kallëzim në gjykatë për Olldashin, ka depozituar një kallëzim edhe në Prokurori ditën e sotme. “Në vijim të depozitimit të tri padive civile, dje në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ashtu siç ju bëmë me dije, sot po depozitojmë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kallëzimin për fillimin e çështjes penale kundër ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, për kryerjen e veprës penale të shpifjes së qëllimshme ndaj Bashkisë së Tiranës dhe Kryetarit të saj, për shkak të kryerjes së veprimtarisë shtetërore, në lidhje me shitjen e tokës tek “Tajvani”, parashikuar nga neni 240 i Kodit Penal”, - tha sot zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës. Më tej ajo shtoi se Bashkia e Tiranës është duke përgatitur njëkohësisht kallëzimin penal ndaj Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, për shkak të deklarimeve të fundit publike, që gjithashtu përbëjnë shpifje të qëllimshme për punën e Bashkisë së Tiranës dhe Kryetarit të saj.
Ky lajm është publikuar: 04/12/2009