QSUT, rastet kur mund të kryhen operacionet gjatë verës
Drejtoria ka përcaktuar rastet kur mund të bëhen operacionet gjatë korrikut dhe gushtit. Mungesa e ujit të pijshëëm, lejet e mjekëve dhe temperaturat e larta, kanë bërë që prej 3 ditësh në Klinikën Kirurgjikale të mos kryhet asnjë operacion. Mjekët shpjegojnë se operacione do të kryhen vetëm në rastet e urgjencave. Operacionet që do të bëhen janë rastet e aksidenteve, gjymtimeve, sëmundjet e zemrës, ndërhyrjet në veshka etj. Kështu, në listën e gjatë të operacioneve që kanë qenë në muajt e tjerë, tashmë kjo listë është e bardhë. Deri në ditët e para të shtatorit për të gjitha pavijonet e QSUT-së nuk ka më operacione të planifikuara. Ata që do të përballen me vështirësi më të mëdha shëndetësore do të jenë pacientët. Pacientët do të marrin shërbim ambulator derisa mjekët të vendosin për kryerjen e operacioneve. Gjatë sezonit të verës, në spital do të qëndrojnë një staf i reduktuar mjekësh që do të presin rastet e urgjencave. E thënë ndryshe, operacionet që do të Kryhen në QSUT gjatë muajve të nxehtë të verës, do të jenë vetëm rastet emergjente, kur pacientëve iu rrezikohet jeta.
2 Korrik 2008