Rezultatet, Letërsia dhe Matematika lënë pa universitet 6065 maturantë
Vetëm te Matematika rreth 60 për qind kanë marrë notat 5-6
Jonida Tashi
Provimi dytë i detyruar i Maturës Shtetërore, Matematika, ka lënë pa universitet 893 maturantë më shumë se ai i Letërsisë. Pas përfundimit të nxjerrjes së rezultateve të Matematikës, janë evidentuar 3479 nxënës mbetës në të gjithë vendin. Ndërsa në provimin e parë të detyruar të Maturës, Letërsisë rezultuan mbetës 2586 maturantë. Nëse do të bënin një mbledhje të thjeshtë matematikore të maturantëve mbetës në dy provimet me detyrim, rezulton që 6065 të rinj nuk mund të ulen në auditorët e universiteteve vitin e ri akademik. Krahasuar me provimin e Letërsisë kalueshmëria në shkallë vendi për këtë provim ka qenë më e ulët, 89,11 për qind. Por midis kësaj përqindjeje janë spikatur vetëm tetë maturantë në të gjithë vendin që kanë marrë pikët maksimale, (50 pikë) dhe janë vlerësuar me notën dhjetë. Pas njohjes me rezultatet e dy provimeve të detyruara të Maturës, maturantët mund të nisin nga plotësimi i formularit A2.
Rezultatet
Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA) bëri të ditur dje, se pas përfundimit të procesit të korrigjimit të testeve në të katër Qendrat e Vlerësimit në Tiranë, Shkodër, Elbasan e Fier, ka filluar që ditën e hënë pasdite, printimi i rezultateve në nota të nxënësve dhe shpërndarja e tyre nëpër DAR/ZA-të, prej ku janë nisur për afishim në shkolla.
Në provimin e dytë të detyruar të Maturës Shtetërore 2008, Matematikë, morën pjesë 31 959 nxënës. Kalueshmëria në shkallë vendi është 89,11 për qind. Kanë marrë nota të nivelit 5-6 gjithsej 19 015 nxënës ose 59,60 për qind e sasisë totale. Kanë marrë nota të nivelit 7-8 gjithsej 7368 nxënës ose 23,06 për qind e sasisë totale. Kanë marrë nota të nivelit 9-10 gjithsej 2097 nxënës ose 6,56 për qind e totalit të tyre, prej këtyre 535 janë nota 10. Ka pasur 8 nxënës që kanë marrë sasinë maksimale të pikëve të mundshme (50 pikë). AVA bën të ditur se rezultatet e arritura do të jenë objekt studimesh të mëtejshme të thelluara nga ana e AVA-s dhe e MASH-it.
Formulari A2
Pas daljes së rezultateve të dy provimeve të detyruara të Maturës, maturantët që duan të ndjekin studimet e larta duhet të nisin llogaritjen e pikëve. Sugjerim i specialistëve të arsimit para shpalljes së rezultateve ishte që maturantët duhet të njiheshin me to, më pas të plotësonin formularin A2. Kështu, para se të rendisni preferencat maturantët duhet të bëjnë një llogaritje të përafërt të pikëve që kanë grumbulluar nga rezultatet e mesatares së shkollës së mesme dhe provimeve të detyruara Gjuhë-Letërsi dhe Matematikë. Pas kësaj, ata duhet të shohin te Guida e Maturës Shtetërore 2008, pikët minimale për çdo program studimi që kanë bërë fitues, kandidatët e një viti më parë. Në këtë moment, ju do keni një ide se çfarë programe studimi duhet të zgjidhni brenda 10 të mundshmeve. Pasi të jenë menduar mirë dhe të kenë bërë një përllogaritje të përafërt të pikëve, maturantët duhet të nisin edhe plotësimin e formularit A2. Duke filluar që nga dita e sotme maturantët do të kenë plot tetë ditë kohë për ta plotësuar dhe dorëzuar këtë formular. Sipas rekomandimeve të specialistëve të arsimit, nëse një maturant nuk ka pasur një rezultat të mirë në provimin e Matematikës, do ishte më mirë që në degët që ai do të përzgjedh për studimet e larta të heq dorë nga lëndët shkencore dhe natyrore. Ndërsa nëse rezultatet e tij kanë qenë më të mira në provimin e Letërsisë, dhe ai do të zgjidhte degët shoqërore do të kishte më shumë shanse për tu ulur në auditor këtë vit.
Kopjimet
Testet e dyshuara për kopjim në provimin e Matematikës, ashtu si edhe në atë të Letërsisë, do të shqyrtohen nga Komisioni i Shqyrtimit të Testeve të Dyshuara të Maturës (KOPOTED). Deri tani AVA nuk ka bërë të ditur asnjë të dhënë për testet që mund të dyshohen për kopjim. Ndërkohë që në provimin e Letërsisë masat që u morën nga KOPOTED për testet e dyshuara ishin ulje pikësh të rezultatit deri në mosnjohje të rezultatit. Ndërsa për administratorët u morën masat “Vërejtje” dhe “Vërejtje me Paralajmërim”. KOPOTED ka konsideruar si teste të rregullta ato teste që nuk kanë pasur probleme të karakterit teknik dhe që nuk kanë rezultuar të jenë plotësisht apo pjesërisht me përgjigje të njëjta (të kopjuara) në zhvillimin e tyre. Teste të parregullta janë konsideruar ato teste që kanë rezultuar me një përgjigje të kopjuar, ose kanë pasur një ose disa pyetje të testit me zhvillim të njëjtë. Teste që kanë rezultuar me probleme teknike janë konsideruar testet, ku janë rrethuar të gjitha alternativat, kanë pasur shenja dalluese (në test), janë shkruar me disa ngjyra.
Të dhëna
3479 maturantë mbetës kanë rezultuar nga provimi i Matematikës
893 mbetës më shumë se Letërsia ka lënë ky provim pa universitet
89,11 për qind ka qenë kalueshmëria në shkallë vendi për këtë provim
31 959 nxënës morën pjesë në provimin e dytë të detyruar të Maturës
19 015 nxënës kanë marrë nota të nivelit 5-6 në të gjithë vendin
7368 nxënës kanë marrë nota të nivelit 7-8 në të gjithë vendin
2097 nxënës kanë marrë nota të nivelit 9-10 në të gjithë vendin
535 prej këtyre nxënësve kanë marrë notën 10 në të gjithë vendin
8 nxënës kanë marrë pikët maksimale në këtë provim në të gjithë vendin
2586 maturantë mbetës u evidentuan në provimin e Letërsisë
Pikët për të qenë fitues
20 për qind vlen mesatarja e shkollës së mesme për të qenë fitues 20 për qind vlen provimi i parë i detyruar (D1, Gjuhë-Letërsi) 20 për qind vlen provimi i dytë i detyruar (D2, Matematikë) 20 për qind vlen provimi i parë me zgjedhje 20 për qind vlen provimi i dytë me zgjedhje
2 Korrik 2008