E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zemra, gjashtë sëmundjet nga të cilat preket më shpesh

Çfarë sinjalizon prishja e ritmit të zemrës

Zemra si organ muskulor luan rolin e pompës e cila e shtyn gjakun në qarkullim. Zemra, arteriet, venat dhe kapilarët formojnë sistem të mbyllur të gjakut. Zemra është organ i zgavruar muskulor i përbërë prej dy zgavrave më të vogla, veshëza, dhe në dy zgavra më të mëdha, barkushe, të cilët tkurren dhe shtrihen duke e detyruar gjakun të qarkullojë. Arteriet janë enë elastike të gjakut, të cilat gjakun e largojnë nga zemra. Venat janë enë të buta elastike të cilat e sjellin gjakun në zemër. Puna e muskujve dhe organeve të tjera e shtyn gjakun nëpër to. Kapilarët e gjakut janë enët më të holla të gjakut përmes të cilave bëhet këmbimi i lëndëve ushqyese në gjak. Zemra dihet që është një pompë që pompon gjakun. Dhe, në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi prishje të funksionit të saj si pompë.
Ritmi
Gjithashtu në sëmundjet e zemrës ka rëndësi si kur prishet ritmi, ashtu edhe kur prishen valvulat, ose kur prishet tërësia e mureve të saj. Kur prishet ritmi kemi aritmitë që janë dy llojesh, me ritëm të shtuar ose takikardive, ose me ritëm të ngadalësuar që janë bradikarditë. Po ashtu kur prishen valvulat zemra nuk funksionon mirë si pompë dhe në këto raste bëhen operacione të ndryshme për zëvendësimin e tyre. Po ashtu, lloj tjetër sëmundjeje të zemrës janë edhe ato që prishin muret e zemrës, siç është infarkti. Në të gjitha këto raste, duke mos funksionuar si pompë ajo nuk çon dot gjakun në të gjithë trupin dhe kështu nuk furnizohet organizmi me oksigjen edhe me lëndë ushqimore. Duke mos u furnizuar me to, organizmi do të fillojë të mos funksionojë si duhet. Në rastin e sëmundjeve të zemrës do të kemi shenja si marrja e frymës, ënjtje të këmbëve, nxirje e buzëve ose edhe dhimbje kur kemi infarkt për arsye se ndodh vdekje e një pjesë të murit të dhomave të zemrës. Stadi i fundit i sëmundjes së zemrës është pamjaftueshmëria e zemrës (insuficienca kardiake) në të cilën ky organ nuk e kryen funksionin e saj dhe njeriu bëhet invalid. Në momentin kur kjo pamjaftueshmëri nuk mund të përballohet nga organizmi, atëherë organizmi vdes.
Sëmundjet
Zemra e zgjeruar paraqet dobësimin e muskulit të zemrës, i cili ngadalshëm dhe dobët kontrakton me këtë dobëson qarkullimin i gjakut dhe organet nuk kanë oksigjen të mjaftuar. Si pasojë e këtyre mungesave, paraqitet dobësimi i përgjithshëm i organizmit.
Ataku
Shumë shpesh ataku kardiak që realizon ndalimin e zemrës, sidomos kur shfaqen simptomat e para dhe pacienti nuk i drejtohet spitalit që në orët e para kur ai ndjen shqetësimet më të para, të cilat vazhdojnë për më tepër se dhjetë minuta. Por është e vërtetë se ataku i zemrës nuk është përherë i paparashikueshëm, përkundrazi, më shpesh fillon me një intensitet të moderuar të lokalizuar në qendër të kraharorit, që herë shfaqet e herë zhduket. Kur këto shenja “alarmi” i shfaqen çdo personi, i lind dyshimi se diçka po ndodh. Për këtë arsye është e rëndësishme që të njihen mënyrat sesi shfaqet ataku kardiak dhe çfarë duhet bërë në ato momente. Para se të ndodhë ataku kardiak, trombocit i mpiksur gjaku mbyll arterien e zemrës duke bllokuar kalimin e gjakut nga zemra për në vena dhe arterie. Në këtë situatë muskuli i kësaj zone fillon të vdesë dhe ky është ataku miokardiak. Ekzistojnë mjekime farmaceutike që ulin mundësitë e mpiksjes së këtyre trombociteve, po ashtu ka mjekime që lirojnë arterien nga koagulimi i gjakut, si dhe është e mundur që vena e bllokuar të hapet me një operacion kirurgjikal. Në këtë mënyrë, ataku kardiak mund të parandalohet përkohësisht. Trajtimi mund të jetë më shumë efikas kur ndërhyrja kirurgjikale bëhet në orët e para kur shfaqen shenjat e atakut kardiak.
Miokarditis
Miokarditis është ndezje e përgjithshme e muskulit të zemrës, gjë që paraqitet si rezultat i sëmundjeve të tjera, ndonjë infeksion më i madh si gripi, reumatizmi i dhëmbëve, bajameve etj.
Infarkti
Infarkti është vdekje e një pjese të indit muskulor të zemrës. Kjo sëmundje paraqitet nga mbyllja e ndonjë dege të arterieve të cilat ushqejnë zemrën, gjatë kontraksionit (ngushtimit) momental të arterieve, ndonjë plasaritjeje e arterieve e përcjellë me gjakderdhje, gjatë streseve ose si pasojë e shtypjes së lartë. Në këto raste indi muskulor ose një pjesë e zemrës mbetet pa ushqim dhe pa oksigjen, menjëherë pas kësaj ajo pjesë e muskulit të zemrës të vdes. Infarkti përcillet me dhimbje të rënda. Ka raste kur zemra ndërpret punën dhe shkaktohet vdekje.
Aritmia
Aritmia është rrahje e shpejtë dhe e ngadalshme e zemrës ose rrahje e përzier e ngadalësuar dhe e shpejtuar me kërcime dhe ndërprerje të rrahjeve. Kjo dukuri është pasojë e kontrollit të dizharmonizuar të ngacmimeve nervore të punës së zemrës, të cilat e kanë prejardhjen nga qendrat e sistemit nervor.
Arterioskleroza
Arterioskleroza është grumbullimi i lëndëve të yndyrshme dhe kripërat e kalciumit në brendi në muret e arterieve, kjo çon deri tek mbyllja e tyre dhe zvogëlimi i qarkullimit të gjakut me shumë pasoja si dhe zmadhimi i shtypjes së gjakut, e cila mund të shkaktohet edhe nga gjendjet nervore, streset etj. Të gjitha këto kanë lidhje të drejtpërdrejtë me mosfunksionimin e mirë të zemrës.
Embolia
Embolia Është mbyllja e ndonjë arterie të trurit, një lloj si infarkti i zemrës. Kjo shkakton dëmtimin e ndonjë qendre dhe me këtë rast paraqitet paraliza ose vdekja.

Faktorët që shkaktojnë atakun miokardial janë:
Një tromb që bllokon totalisht ose pjesërisht lumenin
Mosha, seksi
Histori familjare për sëmundje aterosklerotike
Duhani, përdorimi i kokainës
Diabeti melit
Hipertensioni
Obeziteti
Rritja e nivelit të homocisteinës
Jeta sedentare
Stresi psiko-social
Sëmundjet perivaskulare
Higjiena e varfër orale

Përgatiti: Jonida Tashi

Të rejat nga shkenca
Humbja e dëgjimit dhe goditja në tru
Njerëzit të cilët përjetojnë humbje të menjëhershme të dëgjimit, në të ardhmen mund të jenë të rrezikuar nga pika në tru. Shkencëtarët nga Tajvani, kanë analizuar të dhënat nga 1.500 pacientë, të cilët kanë qenë të hospitalizuar për shkak të humbjes së menjëhershme të dëgjimit senzoneural, të cilët i kanë krahasuar me një grup pacientësh të shëndoshë. Rezultatet kanë treguar se këta pacientë kanë qenë për një herë e gjysmë më të rrezikuar për të pasur infarkt të trurit në krahasim me pacientët e shëndoshë nga grupi i kontrollit.

2 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›