QSUT, realizohet një ndërhyrje e vështirë
Operacioni
Mjekët e rinj në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” kanë kryer dje një tjetër operacion të vështirë, te një paciente e vogël 5-vjeçare. Ekipi i mjekëve të kardiologjisë kanë realizuar një ndërhyrje të suksesshme në zemrën e një 5-vjeçareje, me një teknologji të re. Sipas mjekëve, pacientes nuk i është bërë prerje e madhe, por një prerje e vogël, poshtë gjoksit dhe zemra gjatë operacionit nuk është ndalur. Kjo lloj teknike është përdorur në Boston për herë të parë më 1997-n.
Kjo teknologji e re i shtohet listës së sukseseve për sa i takon realizimit të ndërhyrjeve të rralla dhe të vështira kirurgjikale, në mënyrë të veçantë për zemrën.