QSUT s ka ilaçe, mbyllen operacionet
Autori i Lajmit: red.
Spitalet janë akoma pa barna. Edhe pse nga ministrja e re u premtua që fillimi i shtatorit do t i gjente sitalet me ilaçe akoma kriza vazhdon. Madje, situata ka arritur deri aty sa të mos kryhet asnjë operacion në kirurgji. Mjekët kanë pohuar para mediave se në spitale mungon edhe narkoza, krahas medikamenteve të tjera. Përballë kësaj situate operacionet në Qendrën Spitalore Universitare janë shtyrë për shkak të krizës së ilaçeve. Lajmi konfirmohet nga drejtori mjekësor i QSUT-së, Xheladin Dracini, sipas të cilit ndërhyrjet kirurgjikale do të nisin së shpejti, pa dhënë një datë të caktuar. Sipas Dracinit për rastet emergjente janë marrë barna nga tre spitale, të cilat do të shërbejnë deri në furnizimin e parashikuar nga tenderi. Zyrtarët e QSUT-së, kërkojnë ndjesë për situatën e krijuar, ndërkohë që janë dhjetëra pacientë në pritje për t iu nënshtruar operacioneve të planifikuara nga mjekët. Në periudhën e "vakuumeve" të ilaçeve në spital, mjekët po operojnë me kombinime barnash, apo me kombinim të ilaçeve, që gjenden në farmacinë e spitalit. Në listën e trajtimeve me barna me zëvendësim futen pacientët me sëmundje të vështira, si Onkologjiku, pavijoni ku trajtohen pacientët me tumore, hematologjia, ku trajtohen sëmundjet e gjakut, apo shërbime të tjera, të cilat i kanë ilaçet tepër të kushtueshme. Zgjidhja e përdorur deri tani për të sëmurët e këtyre pavijoneve, ka qenë kombinimet e ilaçeve për të vazhduar kurën deri në furnizimin e ri, apo ecuria e trajtimit në mënyra të tjera për të luftuar sëmundjen. Një pjesë e ilaçeve të munguara në spitalet kryesore të vendit do të mbërrijnë në farmacinë e qendrës brenda shtatorit. Pas shpalljes së fituesve të tenderëve janë njoftuar distributorët e ilaçeve për afatet që duhet të respektojnë për furnizimet e reja. Këto duhet të ishin kryer muaj më parë, por për disa ndryshime në përllogaritjen e kostove kanë shkaktuar shtyrje të procedurave tenderiale dhe vonesat e tyre kanë sjellë mungesa në spitale.
Ky lajm është publikuar: 10/09/2008