E Diel, 1 Nëntor 2026

Strategjitë prindërore që i bëjnë foshnjat më të zgjuara

Autori i Lajmit: red.
Vitet e para të jetës së njeriut janë mjaft të rëndësishme për zhvillimin mendor. Është në dorën tuaj që, duke u interesuar dhe kujdesur për fëmijën tuaj, ta rrisni të zgjuar. Për këtë ju duhet vetëm pak durim dhe kohë. Për një fëmijë të vogël, gjëja më e rëndësishme për zhvillimin e tij, është kontakti me njerëzit. Ja disa gjëra që mund të bëni në këtë drejtim:
Krijoni kontakt me sy mes jush dhe bebit tuaj.
Flisni me të, shpjegojini diçka.
Jepini të pijë. Dhënia e gjirit nuk është vetëm ushqim, por dhe një mënyrë për të patur kontakt me sy dhe për të folur me të apo për t i kënduar atij.
Bëni disa mimika duke e bërë veten tuaj komik. Dijeni se edhe të porsalindurit dinë të imitojnë mimika.
Mundohuni t i tregoni veten në pasqyrë.
Guduliseni dhe bëheni të qesh.
Dilni të dy shëtitje. Shpjegojani ato që shihni dhe ato që ndjeni. Çojeni në park, në supermarket.
Këndojini. Mund të jetë edhe një këngë e shpikur.
Thuajani përpara se të bëni diçka ( p.sh tani do të fik dritën )
Lexojini libër. Mësojani emrat e sendeve dhe tregojini vizatime.
Lejojeni të preki tesha të ndryshme dhe të ndjej butësinë e sipërfaqen e tyre.
Lejojeni të preki ushqimet dhe ti marri ato në duart e tij.
Kur të filloj të zvarritet apo të eci, vendosini në tokë jastëk dhe rrethojeni ambientin e tij të lodrave.
Tregojini përralla.
Fikeni televizorin.
Gjatë banjos lejojeni të luaj me ujin dhe jepini një enë që ta mbushi e ta zbrasë vetë

A duhet të shohë bebi televizor?
Kohët e fundit kanë dalë në treg video DVD për bebet dhe gjithashtu dëgjojmë dhe shohim se ka programe televizive për bebet. Po a është e drejtë, që një bebe të shohi televizor dhe a ka dobi për të? Në lidhje me këtë temë është publikuar një artikull në revistën “The Journal of Pediatrics” sipas të cilit bebet 8-16 muajsh që shihnin këto programe, kishin një fjalor fjalësh me rreth 6-8 fjalë më pak se ata që nuk i ndiqnin po të një moshe. Kurse mes bebeve 17-24 muajsh nuk pati ndonjë ndryshim. Sigurisht që bebet në këtë moshë delikate kur ata fillojnë dhe zgjerojnë fjalorin e tyre janë më të hapur karshi ndikimeve negative. Kushti i padiskutueshëm për zhvillimin e gjuhës tek një bebe nën 2 vjeç është kontakti me njerëzit. Çdo gjë e parë në televizor, mendohet se nuk do të ketë ndikim pozitiv tek ata. Llojet e programeve që përmendëm mund të jenë të dobishëm për fëmijët parashkollorë. Më e mira është që në këtë periudhë kaq të rëndësishme për zhvillimin mendor të bebit (0-2 vjeç) ai të mos njihet hiç me televizorin.

Problemi i reflusë
Pse bebet e vjellin qumështin
Shumica e bebeve pasi pijnë qumësht, e nxjerrin atë që pijnë. Tek disa bebe kjo është më e theksuar ( e shoqëruar me të vjella) dhe quhet Reflu. Kjo gjendje krijohet si pasojë e kalimit të ushqimit prej stomakut drej ezofagusit pra kthehet mbrapsh drej gojës. Tek bebet kjo është normale, pra nuk quhet sëmundje por është fiziologjike (e zakonshme). Këta janë fëmijë normal dhe të shëndetshëm. Tek bebet refluja krijohet si pasojë e papjekurisë së stomakut dhe muskujve (sfinkterave) që mbyllin hyrjen e stomakut. Të ushqyerit vetëm me lëngje(qumësht) dhe qëndrimi për një kohë të gjatë shtrirë e rrit reflunë tek bebet. I vetmi shqetësim qëndron tek prindërit të cilët bëhen merak kur shikojnë se bebi i tyre vjell apo ka shumë gazra.
Kur përbën problem refluja?
Siç e thamë, refluja nuk është sëmundje tek bebet. Por ka disa raste kur refluja duhet quajtur sëmundje dhe duhet kuruar me ilaçe apo nëse është shumë e domosdoshme edhe me operacion: Nëse të vjellat ndikojnë në mosmarrjen peshë të bebit; Nëse bebi nuk është i qetë pas ushqimit apo gjatë gjumit (nëse kjo sjellje është e tepruar); Nëse megjithëse është shumë i uritur, pi shumë pak; Nëse ka vështirësi në nxjerrjen e zërit;
Nëse ka kollë të vazhdueshme; Nëse ka infeksione të mushkërisë të përsëritshme.
Përveç këtyre rasteve, themi se refluja kalon vetvetiu sidomos pas 6 muajve apo dhe më vonë. Pra nuk ka nevojë për kurim, veçse për disa këshilla që janë: Ushqeheni bebin shpesh dhe nga pak. Gjatë ushqimit mundohuni që bebi të nxjerrë gazra. Jepini të pijë qumësht gjiiri. Kur të flejë, ta ketë pak kokën më të ngritur (jo të flejë drejt). Për të pakësuar reflunë pozicioni i fëmijës është shumë i rëndësishëm. Pas ushqimit mirë është që bebi të rrijë ose me bark shtrirë dhe me kokë të ngritur nga pas ose ulur mbi të ndenjura mbështetur diku. Pra koka të qëndrojë sa më lart.
Mirë është që bebi mos të flejë menjëherë pas buke. Të qarët e rrit reflunë. Përdorni biberonin jo për ushqim (kapen) por ta mbajtur thjesht në gojë. Ajo rrit pështymën dhe rrit lëvizjet e stomakut.
Nëna duhet të qëndrojë larg duhanit dhe pijeve me kafeinë si kafeja apo koka- kola.

Ushqimet shtesë tek bebi , kur duhet filluar?
Peshkun apo misrin jepjani më vonë, se mund t i shkaktojë alergji

6 muajt e parë, bebi edhe sikur të mos marri asgjë tjetër qoftë dhe ujë qumështi i nënës do t i mjaftonte. Gjatë këtyre muajve këshillohet veçse qumështi i nënës ose ushqimet e posaçme për bebet (në raste të ndryshme). Mjeku i shton kësaj edhe ndihmë në vitaminë dhe hekur. Bebet kanë një refleks i cili i bën ata që me anë të gjuhës të shtyjnë çdo gjë të fortë që i futet në gojë. Pas muajit të katërt, ky refleks fillon e humbet. Gjithashtu po në këto muaj edhe nevoja për më tepër energji fillon e shtohet. Kur të filloni të t i jepni bebit ushqime jo të lëngshme, caktojeni mirë kohën më të përshtatshme si për veten ashtu edhe për bebin. Kjo kohë mund të jetë cilado orë e ditës. Mirë është që të gjeni kohën në të cilën do të jeni më e lirë dhe që do tja kushtoni gjithë vëmendjen bebit tuaj. Nëse refuzon duke kthyer kokën mos insistoni. Vazhdoni me gji apo me biberon dhe herë tjetër provojeni përsëri.
Si ta filloni?
Mundohuni që bebi juaj të qëndrojë në pozicion vertikal ulur në prehërin tuaj p.sh. Jepjani me lugë ushqimin. Mos përdorni biberon, pasi mund të kalojë ushqimi në rrugët e frymëmarrjes, gjithashtu mund të bëhet shkak për t u rritur më shumë sa duhet në peshë, pasi mund të mos vlerësohet mirë sasia e ushqimit. Jepjani ngadalë duke përë pushime dhe kur të ngopet ndaloni dhe ju. Mos harroni se një pjesë e edukatës dhe mënyrës së ngrënies që do ta pasojë gjithë jetën formohet, që në këtë periudhë. Luga të jetë lugë kafeje. Ushqeheni duke folur me të. Në fillim mund t i jepni pak gji pastaj pak nga pak ushqime jo të lëngshme dhe në fund përsëri pak gji. Kjo do ta mësojë atë që të ndjej të njëjtën ngrohtësi dhe kënaqësi që i jep gjiri. Patjetër që një pjesë të ushqimit ka për ta nxjerrë jashtë kështu që mos u mërzisni por shtojani racionet pak a nga pak.
Me se ta filloni?
Ushqimi i parë jo i lëngshëm që provojnë shumica e fëmijëve është në pure me oriz. Produktet e grurit jepjani më vonë pasi mund të krijojnë alergji. Mund të përdorni një radhitje të tillë si më poshtë:
Çereali të përgatitura posaçërisht për bebet. Mund të filloni t i jepni perime si p.sh kungull, karota. Pastaj fruta si mollë, dardha të gjitha të grira apo të shtypura. Pastaj mishrat si p.sh pulën, qengjin etj. Mirë është që peshkun apo misrin ta lini për më vonë, pasi mund të japin alergji. Ushqimet e reja që i jepni përdorini për 4-5 ditë me rradhë para se të kaloni tek një tjetër dhe gjatë kësaj kohe pas çdo ushqimi të shtuar kontollojeni bebin tuaj nëse ka erupcion (si puçra) apo kruajtje dhe skuqje etj.(shenja alergjie) dhe nëse ka të tilla shenja mos e përdorni atë ushqim derisa të konsultoheni me pediatrin. 2-3 muaj pasi t i keni filluar ushqimet jo të lëngshme, do të shikoni se dieta juaj të jetë ndarë në tre pjesë: 1)qumështi i gjirit (të cilin është mirë mos ta ndërprisni sa të mundeni); 2)drithërat; 3)perimet, frutat dhe mishrat
Veza, duke qenë se bëhet shkak për alergji jepet nga fundi dhe jo më shumë se tre herë në javë pasi nuk duhet ta mësoni me ushqime që përmbajnë kolesterol. Kur bebi të jetë në gjendje të ulet vetë mund t i jepni të mbajë vetë në dorë një ushqim. Por të jetë aq i imët dhe i butë, në mënyrë që fëmija ta ketë të lehtë ta kapërcejë. Gjatë kësaj kohe mund t i jepni fasule, patate, bizele të ziera mirë apo biskota të thërmosura. Mos i jepni ushqime që duhen përtypur. Mos përdorni konservat. Përafërsisht racioni në këto ditë për çdo vakt duhet të jetë mesatarisht 120 ml. Po në këtë kohë mund të filloni dhe lëngjet e frutave. Por jo shumë. Dalja e tyre me anë urinës mund të dëmtojë pak lëkurën e tij. Mirë është që të përdorni ujin me përmbajtje fluori kundër krimbjes së dhëmbve. Në behar jepini ë shumë të pijë pasi humbjet e lëngjeve janë më të mëdha.Ushqimet që i keni përgatitur por që smundët t ja jepni menjëherë futini në frigorifer dhe kontrollojini çdo herë para se t ja jepni.
Vitaminat dhe mineralet
Nëse përdorni ushqime të posaçme për beben, nuk keni nevojë, por nëse e ushqeni vetë me qumësht gjiri do ju duhet t i jepni nga jashtë vitaminën D. Deri afër muajit të katërt, bebi nuk ka nevojë për hekur.
Edhe jashtëqitja e bebit do të ndryshojë bashkë me erën. Ngjyra gjithashtu në varësi të ushqimit që ka ngrënë. Të gjitha këto janë normale pasi sistemi tretës i bebit tuaj nuk është ende në formë. Por kujdes që të mos ngatërroheni me diarenë.

Mjalti njëri ndër ilaçet më shëruese me rezultate pozitive

1. Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorëve do të zhduken
2. Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend
(memorien e forcon) si dhe forcon trupin fizikisht.
3. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diaresë.
4. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapësllëkut.
5. Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup
6. Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rahurit të shpejtë të zemrës (tahikardia).
7. Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë.
8. Mjalti që pihet i nxehtë për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta.
9. Kur hahet mjalti lukthi punon në rregull dhe nuk nevojiten pluhra dhe ilaçra për të ndihmuar përpunimin.
10. Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastërt syrin.
11. Për anemikët, mjalti është bombë gjaku.
12. Për dhembjet e eshtrave ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm.
13. Të sëmurët nga verdha, në qoftë se mëngjes dhe mbrëmje hanë mjalt, për 15-20 ditë ajo do të shërohet.
14. Mjalti largon ngërçin e nervave.
15. Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.
16. Personave që janë nervoz, si dhe atyre që kanë gjumë, mjalti u ndihmon për t u qetësuar
17. Ai i cili ha mjalte as që mund t i krijohen hemorroidet.
18. Nëse mjalti tretet në qumësht të ngrohtë zhduken skrajat e zorrëve.
19. Nëse mjaltin lyeni mbi material të nxehur dhe atë e veni mbi qafë ose në gjoks, dhembjet e fytit menjëherë largohen. Kjo bëhet kur kemi ndezje të krajnikëve dhe anginë.
20. Nëse sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpërlahet fyti disa here në ditë era e keqe nga goja menjëhere do të largohet.
21. Mjalti përdoret për shërimin e sëmundjes "stalni aigan" plagës së qelbosur. Plagën e atillë duhet menjëherë te lyer me mjaltë, ndërsa të sëmurit duhet dhënë që të hajë 10-15 herë. Shepjtë
do të vërehet përmirësimi.
22. Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut.
23. Plagët e zorrëve dhe të lukthit mjalti shumë shpejtë i shëron. Gjatë një jave duhet ngrënë deri në 4 kg mjaltë. Nëse edhe aq hamë edhe për tri javë, që të bëhet një muaj nga cirri i stomakut nuk do të ngelet asnjë shenjë.
24. Nëse dhembjet e shpinës dhe shpatullave, vendet ku ndjehet dhembja, i lyejme me mjaltë e mbi të vemë biber pluhur, të shtypur, dhembjet menjëherë largohet.
25. Mjalti e bletës është ilaç kundër reumatizmës. Kohë pas kohe duhet lejuar që bleta ti kafshojë vendet e prekura nga dhembjet reumatike.
26. Fëmijët të cilët urinojnë në shtrat, duhet të hanë mjaltë dhe kjo sëmundje do t ju ndërpritet.

Dr. Kolosau thotë: "Këtë vetë personalisht e kam provuar në 97 pacientë dhe në fëmijën tim dhe kam fituar 100 % rezultate pozitive."

Ky lajm është publikuar: 10/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›