Studimet pasuniversitare, 19 studentë fitojnë bursa
Autori i Lajmit: red.
"Rreth 17 kandidatë për studime doktorature dhe 2 për studime postdoktorature janë përzgjedhur për të përfituar këtë vit nga Fondi i Ekselencës, FONDEX", bën të ditur Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Sipas saj, përfituesit e këtij fondi janë studentë që kryejnë studimet e doktoratës jashtë vendit, shkencëtarë të rinj për studimet e postdoktoratës jashtë vendit, studentë fitues në konkurse dhe olimpiada ndërkombëtare dhe studiues me botimet e tyre me nivel të lartë shkencor. Në kuadër të FONDEX është vendosur fondi i posaçëm prej 100 milionë lekësh për studime të plota doktorate apo postdoktorate të dhjetëra shkencëtarëve të rinj që duan të studiojnë në universitete perëndimore prestigjioze. Vitin e kaluar qeveria shqiptare parashikoi në buxhet (rreth 500 mijë euro), për herë të parë, një fond të posaçëm për studime të plota doktorate apo postdoktorate të dhjetëra shkencëtarëve të rinj që duan të studiojnë në universitete perëndimore prestigjioze. Këta studiues detyrimisht duhet të kthehen në Shqipëri për 5 vjet dhe të kontribuojnë me dijet e tyre në atdhe. Një vit më parë nga ky fond përfituan mbi 25 studiues të rinj shqiptarë. Fushat kryesore të aplikimit për FONDEX janë Shkencat Sociale dhe Albanologjike, Sistemet dhe Teknologjitë e Informacionit, Biodiversiteti dhe Mjedisi, Bujqësia, Ushqimi dhe Bioteknologjitë, Shëndeti, Uji, Energjia dhe Materialet.
Ky lajm është publikuar: 10/09/2008