E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qafë Gjashta”, Apeli lë të lirë njërin prej të akuzuarve

Gjykata e Apelit për krimet e rënda në Tiranë rrëzon vendimin e shkallës së parë duke lënë të lirë një nga të akuzuarit për masakrën e Qafë Gjashtës. Eduard Çipa, i dënuar me 15 vjet burg, pas vendimit të organit gjykues të shkallës së dytë i pushohen të gjitha akuzat ku menjëherë pas këtij vendimi lë qelinë e burgut.

Ndërsa për 9 të akuzuarit e tjerë të kësaj masakre, apeli për krimet rënda ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së krimeve të rënda. Gjykata për Krimet e Rënda kishte dënuar me një total prej 131 vjetësh heqje lirie të akuzuarit për ngjarjen e marsit 1997 në Qafë-Gjashtë, Sarandë, ku u vra e u dogj një polic dhe u mor peng një tjetër. Vendimi i organit gjykues ishte për Vladimir Sinanin 18 vjet, Nestor Sinani 15 vjet burg, Alqi Paguni 15 vjet burg, Edmond Sejko 6 vjet burg, Mikel Kendezi, 15 vjet burg, Arben Kendezi 16 vjet burg, Agron Qurku 16 vjet burg, Aleksandër Bala 15 vjet burg, Ristan Lapa pafajësi.

Të gjitha akuzohen për masakrën e Qafë Gjashtës, e cila ka ndodhur më 4 mars të vitit 1997. Katër punonjës të policisë së Vlorës, Sokol Bizhga, Gjergji Mehmeti, Eduart Alia dhe Myzafer Blushi udhëtuan drejt Sarandës për të rimëkëmbur komisariatin e policisë, të dalë jashtë funksionit. Gjatë kthimit, ata ranë në një pritë të armatosur. Në ngjarje u vra polici Gjergj Mehmeti, të cilit iu dogj më pas kufoma. Ndërsa u mbajt peng e u torturua polici Eduart Alija. Dy policët e tjerë mundën të largoheshin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›