E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, për 8 muaj janë shënuar 255 aksidente

Për 8 muaj në Tiranë janë shënuar 255 aksidente automobilistike të cilat kanë pasur si bilanc 9 persona të vdekur, 22 persona te plagosur rëndë dhe 244 persona të plagosur lehtë. Por përveç kësaj janë bllokuar 2882 automjete, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, si mungesë dokumentacioni, parkime e qëndime të gabuara, mos likujdimin e gjobave si dhe janë pezulluar 1357 leje drejtimi (patenta) nga të cilat : 162 raste për përdorim të pijes alkoolike; 1002 raste për ecje me shpejtësi; 97 raste për shkelje të tjera të kodit rrugor.

Gjithashtu për 8 muaj kanë kaluar në pronësi të shtetit 148 mjete, të cilat janë konfiskuar. Sipas një raporti të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore në Tiranë për këtë vit janë shënuar 56 aksidente të ndodhura më pak, se viti 2010 si dhe 23 persona të vdekur më pak. Por sipas këtij raporti përveç aksidenteve masave adminsitrative gjobave të vjelura nuk janë lënë pas vjelja e tyre. Ku gjatë periudhës janar-gusht 2011 nga shërbimet e policisë rrugore janë vendosur gjithësej 115 639 masa administrative me vlerë 108 662 881 lekë.
 

Por pavarësisht nga puna e bërë dhe rezultatet e arritura, njësisa Rajonale të Policisë Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe siguron rritjen e cilësisë së shërbimit të policisë rrugore dhe sa më pak jetë njërëzish të humbur, nga aksidentet rrugore.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›