E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qafë-Kërrabë, aksidentohen katër efektivat e Antidrogës dhe kreu i Qarkullimit të Elbasanit



Tiranë – Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin Elbasan-Tiranë, me pasojë plagosjen e 5 personave, 2 oficerë dhe 2 agjentë të Antidrogës në Tiranë, si dhe drejtuesi i mjetit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së djeshme, në vendin e quajtur kthesa e Kërrabës. Një makinë tip “BMW” me targa të huaja, që udhëtonte në drejtim të Elbasanit, është përplasur me një fuoristradë që udhëtonte në drejtim të kundërt, me targa TR 4005 M. Si pasojë e përplasjes së mjeteve kanë mbetur të plagosur 5 personat që udhëtonin në makinën tip “BMW”, përkatësisht Koço Simaku shefi i Qarkullimit Rrugor i Elbasanit, Bledar Rreshka, Arben Mimami, Sokol Myrto, Edmond Hala. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë për në Spitalin e Elbasanit, ndërsa pas një ore e gjysmë është bërë e mundur nxjerrja e të plagosurit të katërt nga mjeti. Ai është Edmond Hala. Më pas të plagosurit u transportuan drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës me një helikopter. Aksidenti i rëndë ka shkaktuar bllokim të rrugës për gati 45 minuta, ndërsa radha e mjeteve ka shkuar deri në 3 km. Policia është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidentit, me pasojë plagosjen e 5 personave.

28 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›