Bursat në universitetet e huaja, UT guidë për studentët e akademikët
Studentët shqiptarë por edhe stafi akademik i Universitetit të Tiranës do të kenë një mundësi të re për t`u njohur me bursat që ofrojnë universitetet e huaja.
Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me programin Join EU-SEE dhe programin Basileus, që orfon bursa për studentët dhe stafin akademik për studimin në universitetet e Evropës Perëndimore organizojnë disa aktivitete që kanë si synim njohjen nga afër të këtyre mundësive për studentët shqiptarë.
Sot në Fakultetin e Ekonomisë do të organizohet një panair ku studentët do të kenë mundësi të shohin nga afër universitetet ku do të mund të studiojnë.
Gjatë pasdites studentet do të mund të marrin pjesë edhe në një seminar informimi për aplikimet në program.