E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratisja, Apeli le ne burg 5 policet

Gjykata e Apelit Tirane ka lene ne qeli pese efektive te policise, te cilet akuzohen per arratisjen e dy te denuarve nga Burgu i Burrelit. Perpara trupit gjykues, mbrojtja ka kerkuar nje mase sigurie me te bute, pasi klientet e tyre nuk kane pasur dijeni ne lidhje me arratisjen, nderkohe qe kane bere te mundur kapjen e tyre, pasi kane rene ne dijeni te ketij fakti. Arsyetimet e hedhura nga ana e mbrojtjes jane kundershtuar nga prokuroria, e cila i ka kerkuar gjykates te lere ne fuqi te njejten mase sigurie te vendosur edhe me pare nga Gjykata e Burrelit. Per pese te pandehurit Ervin Heta, Ardian Ruka, Fiqiri Ceni, Fatmir Domi si dhe Rasim Hoxha, qe te gjithe efektive ne Burgun e Burrelit, Gjykata e Apelit ka caktuar ndaj tyre masen e sigurise "arrest me burg", duke lene ne fuqi masen e dhene nga Gjykata e Faktit Mat. Dy dite me pare e njejta mase u mor per ish-drejtorin e Burgut, Eduart Brahilika dhe kater vartesit e tij, nderkohe qe mase me e bute u dha per njerin nga te dyshuarit, nga "arrest me burg" ne "arrest shtepie".

R. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›