Shqiptarët, punësim legal në Gjermani

11/06/2005 Ministri gjerman bie dakord me Bejtajn për nënshkrimin e marrëveshjes
Do të nënshkruhet marrëveshja për punësimin e shqiptarëve në Gjermani.
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Engjëll Bejtaj, mori pjesë në Konferencën vjetore të ’93-shit të ILO-s (Organizata Ndërkombëtare e Punës) në Gjenevë, në krye të një delegacioni me përfaqësues të qeverisë, sindikatave dhe punëdhënësve.
Ministri Bejtaj pati një takim të veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës të Gjermanisë, Gert Andres. Andres në emër të qeverisë gjermane e ftoi ministrin shqiptar për një vizitë të shpejtë në Berlin, për të finalizuar negociatat e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit Shqipëri-Gjermani. Në këtë marrëveshje parashikohet edhe projekti në fushën e punësimit dhe formimit profesional.
Marrëdhëniet e punës
Konferenca iu kushtua marrëdhënieve të punës, mbrojtjes së të drejtave në punë. Ministri Bejtaj në fjalën e tij në seancën plenare prezantoi politikat dhe rezultatet e qeverisë shqiptare në fushën e punësimit, legjislacionin e ri të miratuar për marrëdhëniet në punë, si dhe zhvillimin e dialogut social. Ministri shqiptar nënvizoi gjithashtu përpjekjet e qeverisë në bashkëpunim me partnerët socialë për uljen e informalitetit në tregun e punës etj.
Në kuadër të konferencës, ministri Bejtaj pati disa takime të rëndësishme me drejtues të lartë të ILO-s, si drejtorin e Përgjithshëm të ILO-s, Joan Somavia, drejtorin për Evropën, Butler. Në këto takime u nënvizua bashkëpunimi i shkëlqyer i Shqipërisë me ILO-n si dhe vazhdimin e mbështetjes së këtij organizmi ndërkombëtar me projekte në fushën e punësimit dhe formimit profesional, për përmirësimin e inspektimit në punë, uljen e informalitetit, projekte për të drejtat dhe mbështetje ndaj emigrantëve shqiptarë, dialogun social.
Irlanda, 250 mijë euro për dialog social
Ministri Bejtaj pati takime edhe me homologun e vet nga Irlanda, ku u konfirmua fillimi i projektit prej 250 mijë euro për dialogun social, punësimin sezonal, takime me ministrat e Turqisë dhe Bullgarisë.