E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qarkullonte me pistoletë, arrestohet 37-vjeçari

Lushnjë

Lëvizte në qytet i armatosur, vihet në pranga nga uniformat blu. Policia e Lushnjës deklaron zyrtarisht se ka arrestuar në kushtet e flagrancës 37-vjeçarin Edit Zykan lindur dhe banues në lagjen “Karbunarë e madhe”. Të njëjtat burime saktësuan se ndalimi i tij është bërë gjatë orëve të vona të së premtes, teksa qarkullonte me makinën e tij tip “Volksëagen” me targa LU 1259 C, nëpër rrugët e qytetit. Në vendin e quajtur “Varrezat publike” të qytetit në lagjen “Kadri Qystri” makina e Zykës është përballur me një nga patrullat e përgjithshme të policisë së Lushnjës. Efektivë të kësaj të fundit kanë bërë sinjal që Edit Zyka ta ndalojë makinën dhe ajo t’i nënshtrohet kontrollit. Në të u gjet një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”. Së bashku me pistoletën policia ka gjetur një silenciator, si dhe një krehër fishekësh. Pas ekspertizës në mjediset e Komisariatit të Lushnjës, arma dhe silenciatori janë dërguar në Institutin e Kriminalistikës së Tiranës për ekspertizën e balistikës dhe ekspertiza të tjera më të specializuara. Ndërkohë që 37-vjeçari është ndaluar për veprat penale të: “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Ndërkaq, mësohet se Zyka është marrë në pyetje nga ekspertët e policisë, por ai ka mohuar të ketë pasur dijeni për ekzistencën e armës së zjarrit. Gjithsesi, policia po punon për zbardhjen e këtij rasti, pasi 37-vjeçari njihet si person me precedentë penalë. Burime të policisë pohojnë se po punohet nëse arma që iu gjet Edit Zykës është përdorur për vrasje të ndodhura më parë. Analiza e balistikës do të zbardhë lidhjen e dyshuar me ngjarje të shkuara.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›