E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Në krizë, jo vendi, por Rama

Mëhilli

Partia Demokratike ka sulmuar ashpër liderin e opozitës, Edi Rama, duke kundërshtuar qëndrimet se vendi është në krizë. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, theksoi në një deklaratë për shtyp se “Krizën e tij personale, Edi Rama, po përpiqet ta shndërrojë në krizë imagjinare për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare. Në krizë nuk është një vend, që u votëbesua nga 27 ministrat e BE për të çelur rrugën e statusit të kandidatit, por është Edi Rama që bojkoton Parlamentin për muaj të tërë", tha Mëhilli. Në deklaratën për shtyp të PD-së, theksohej ndër të tjera se “Në krizë nuk është një vend që merr pyetësorin e Komisionit Europian dhe e dorëzon atë me dinjitet të plotë pas 3 muajsh në Bruksel, por je ti dhe grupi i bllokmenëve të rinj që pasi i fute në Parlament i detyrove të qëndrojnë jashtë tij duke besuar se me dhunë dhe forcë do vish në pushtet”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›