E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ura e Berlinit mbi bllokaden e Stalinit

Nga Dr. Jorgji Kote

Sic pati paralajmeruar Curcilli me 1947, sovjetiket kishin filluar te konturonin "Perden e Hekurt". Ne prill 1948 Stalini urdheroi te gjithe ushtaraket amerikane qe te linin menjehere Berlinin Lindor. Por synimi ishte qe edhe Berlini Perendimor te boshatisej e te kthehej ne toke asnjanese, duke u bere "prova e zjarrit" per planet e tyre te ardhshme ogurzeza.

- Bllokada e Stalinit

Me 28 Qershor 1948 sovjetiket vendosen bllokaden e pare tokesore dhe ujore mbi Berlinin Perendimor. Por Presidenti amerikan Harry Truman kishte shpallur boterisht se aleatet nuk do t'i braktisnin berlinezet dhe idealin e tyre per ndertimin e nje shteti dhe shoqerie perendimore. Mbi 2 milione berlineze kercenoheshin nga skamja, uria dhe semundjet, vetem 3 vjet pas luftes me pasojat e saj te pallogaritshme. Ketu u shfaq gjenia e Gjeneralit Britanik, Robertson, i cili dha idene e furnizimit te Berlinit Perendimor nepermjet nje "Ure Ajrore", si e vetmja alternative me rrezikun me te vogel. Kjo pasi me 30 Nentor 1945, aleatet perendimore kishin bere nje marreveshje me shkrim me sovjetiket, per te lene tre korridore te lira komunikimi ne hapesiren ajrore te Berlinit. Sfida ishte gjigante - kerkoheshin te pakten cdo dite 1534 tone ushqime nga me te domosdoshmet si miell, grure, miser, yndyrna, mish, patate, sheqer, qumesht pluhur, zarzavate te dehidruara, kripe, dhe djathe. Transportimi i kesaj sasie kerkonte realizimin e 1000 fluturimeve ne dite dhe mjaft avione e pilote. Kete operacion e drejtoi Gjenerali i famshem amerikan W. Tunner, krijuesi i aviacionit te transportit modern. Aleatet siguruan dhjetera bateri avionesh, duke vazhduar per 11 muaj rresht, operacionin ne Uren Ajrore humanitare me te madhe ne histori. Realizimi i saj pati veshtiresi dhe sakrifica te panumerta. Aeroporti historik i Tempelhofit ishte prane qendres se qytetit e ne mes godinave; moti nga ana e tij ishte plot "teka" per fluturimet e shpeshta. 101 vete, ndermjet te cileve 31 pilote amerikane, dhane jeten e tyre ne luften ndaj kesaj bllokade te pashembullt. U kryen 277,569 mije fluturime, ose 92 milione milje nga avione transportues te fuqishem C-47 dhe C-54.

- "Rosinen Bomben"

Kolonel Gaul S. Halvorsen, duke xhiruar me kamera ne aeroportin e Tegelit ne Berlin pa rastesisht disa femije qe shihnin avionet. Atij i beri pershtypje se ndryshe nga femijet e vendeve te tjera, ata nuk lypnin e nuk kerkonin asgje, madje as cokollata apo karamele. I prekur nga krenaria e tyre, ai nxori nga xhepi camcakize dhe karamele, duke ua shperndare femijeve. Pasi mesojne se eshte pilot, ata e pyesin se si mund ta dallonin ate ne ditet e ardhshme mbi qiellin e Berlinit. "Nga "dredhja" e kraheve te avionit" - u tregon ai. Ne ditet ne vijim, duke pare femijet qe prisnin poshte, ai ben " dredha" me avionin dhe hedh canta me cokollata dhe karamele. Femijet gezohen dhe ky filloi te behej rit i perditshem. Qysh prej asaj dite, keto parashuta me cokollata dhe karamele, hyne ne historine e Berlinit si " Rosinen Bomben". Nje tjeter element njerezor qe i afroi me shume aleatet me njerezit dhe femijet.

- Triptiku mbi Trekendeshin

Me 12 Maj 1949, vetem 4 dite pas krijimit te RFGJ-se, sovjetiket u detyruan perballe deshtimit ta heqin bllokaden, permes gezimit dhe entuziazmit te papershkruar te berlinezeve perendimore. Fitorja e bujshme mbi kete bllokade pati vlera te shumefishta per forcimin e aleances se re perendimore, per krijimin e shpreses ne popull dhe per te treguar natyren e vertete te regjimit sovjetik te Stalinit.

Por, kjo bllokade ishte vetem shtylla e pare e trekendeshit sovjetik " Bllokade - Terror - Mure" e cila synonte te sfidonte Gjermanine dhe Perendimin. Me 17 Qershor 1953, ata perdoren terrorin, tanket dhe trupat e tyre per shtypjen me gjak te rebelimit antikomunist ne Berlin dhe dhjetera qytete te tjera. Pasi deshtuan me bllokaden dhe terrorin, Hrushovi dhe Ulbrichti urdheruan ngritjen e Murit famekeq te Berlinit - shtylla e trete dhe vendimtare e trekendeshit te tyre kriminal. Ata munden me shume zor te mbahen fort pas tij, por vetem per 28 vjet; sepse serish historia dhe popujt demokrate i cuan ata drejt shembjes dhe deshtimit te turpshem. Ndersa aleatet e medhenj perendimore, me ne krye SHBA-ne, iu pergjigjen sfides se "trekendeshave" Lindore me Triptikun e tyre Perendimor - Ura mbi Mure, Begati mbi Varferi, Integrim mbi Izolim. Keto 20 vitet e fundit, pjese e ketij triptiku emblematik jane bere edhe vendet qe lenguan nen tiranine komuniste se bashku me Shqiperine. Edhe pse fatkeqesisht, ne Ballkan ka ende forca apo segmente te ndryshme anti-integruese, qe nuk heqin dore nga politika e bllokadave dhe mureve. Madje orvaten qe edhe aty ku fizikisht ka ura, si ne Mitrovice e gjetke, t'i kthejne ato ne mure ndarese, terrori dhe izolimi. 60 vjetori i Ures Ajrore te Berlinit deshmon se per to, ka e do te kete vetem deshtim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›