Qefalia: Nuk e njoh Rrahman Selmanllarin
Deshmitari Klodian Qefalia, sqaroi dje se kishte nisur pune ne fabrike ne korrik te vitit 2007, pas kontaktimit me Serian Mecin. Ai shpjegoi se nuk kishte paraqitur asnje dokumentacion per te filluar pune, si dhe nuk kishte nenshkruar asnje kontrate. "Ne Gerdec kam qene numerues i arkave te municioneve. Kur vinin kamionet hipnin tek to dhe merrnin arkat. Nuk i njoh personat e firmes "Albademil" qe merreshin me municionet, pasi une kisha pergjegjes Serianin dhe me ata nuk kisha lidhje. Paguhesha rreth 600 dollare ne muaj dhe pagen ma jepte Seriani, nuk jam paguar asnjehere nga drejtuesit e "Albademil". Une punoja nga ora 20 e darkes deri ne 8 te mengjesit dhe gjate punes sime vinin rreth 20 kamione me municione. Nuk e njoh Ylli Pinarin dhe nuk e di se kush eshte Rrahman Selmanllari. Nuk e di se cilet ishin drejtuesit e "Albademil". Mbaj mend qe ne fillim municionet ishin fisheke te kalibrit 7.62. Ne fabrike ka pasur shtetas te huaj amerikane, ndersa kamionet shoqeroheshin nga policia ushtarake. Ka pasur fikse zjarri, te cilat ishin fuci uji",-tha deshmitari.