E Diel, 1 Nëntor 2026

"Gerdeci", zjarri u fik nje here nga amerikanet

Tirane- Specialistet amerikane e kane fikur nje here zjarrin ne fabriken e Gerdecit, perpara se te ndodhte tragjedia e 15 marsit e vitit 2008, ku humben jeten 26 persona. Kete fakt e ka bere te ditur dje Begator Mane, administrator nga shoqeria private e rojeve, i cili kishte ngritur kete strukture ne bashkepunim me Mihal Delijorgjin. "Nje here kam shkuar me Dritanin ne Rinas, ne nje repart ushtarak. Aty kam pare avione amerikane si dhe arka boshe fishekesh. Dritani mori nje qese, nuk e di se cfare kishte brenda. Kur u ktheva ne fabrike pashe specialistet amerikane me zjarrfikese ne dore, pasi kishte rene zjarr. Diten qe po beheshin provat, tek makinerite erdhi edhe Luan Hoxha. Puna u shtua dhe une nuk i plotesoja dot kerkesat, keshtu vendosa te largohesha. Nuk permbushja dot sherbimet me kushtet dhe cilesite e kerkuara nga firma", deklaroi dhe Mane. Ai shpjegoi bashkepunimin e tij me Delijorgjin. "Jam administratori i nje shoqerie sigurimi private. Delijorgjin e njoh, pasi i kam bere ruajtjen e objektit. Ne maj te vitit 2007 mesova se ne Gerdec do te behej demontimi i municioneve, pasi zyrat e mia jane ngjitur me ate te Delijorgjit dhe i kerkova qe ta takoja. I kerkova qe te me jepte mua ne ruajtje objektin qe po ndertonte dhe ne rame dakord ne parim. Vajta per te pare objektin ne Gerdec dhe ishte nje objekt ushtarak. Kishte porta dhe nje pjese llamarine, por nuk mund t'i thuash rrethim. Brenda ne repart ishte duke u ndertuar nje pllake betoni. Pasi e pashe u ktheva ne Tirane dhe rashe dakord me Delijorgjin, i cili me delegoi tek Dritan Minxolli. Mora kontakt me te dhe ne 1 qershor nenshkrova kontrate me te", tha dje Mane. Me tej ai shtoi se "mora vesh qe aty ne fabrike do te behej demontim municioni, por nuk e dija sesi behej. Ne fillim puna ka nisur vetem me nje vend roje dhe me pas e shtuam edhe me tre te tjere. Vend rojet ishin me tre turne dhe 24 oreshe. Kam punesuar ne total rreth 13-14 punonjes, por levizja e punonjesve behej shume shpesh pasi terhiqej vemendje nga drejtori qe nuk e benin si duhet punen. Nje nate doli Dritan Minxolli ne kontroll dhe hoqem 3 roje, pasi nuk ishin ne detyre dhe i zevendesoi. Keto ndryshime mbaheshin shenim ne procesverbal. Meqe isha administrator jam futur ne godine dhe kam pare specialist te huaj. Isha i pranishem kur montuam makinerite nga specialistet e huaj. Ne momentin qe po benin provat ra zjarr tek njera nga makinerite dhe u fik, por nga specialistet amerikane". Deshmitari i ka bere me dije gjykates edhe per kushtet e sigurise qe kishte rene dakord me ish-drejtorin teknik, te pandehurin Dritan Minxholli. "Kam biseduar me Dritanin per problemet ne fabrike. Kemi marre 8 fuci me uje, qe u vune ne depot e barutit. U vendosen tabela, qe nuk lejohet duhani. U ndertua nje ambient per pirjen e duhanit dhe u sollen edhe fikse zjarri. Tre vendroje ishin te pajisur me armatim, ndersa njeri nuk kishte. Makinat e municioneve vinin te shoqeruara nga ushtaraket. Ishte kerkuar nga ana ime qe te kontrollohej sa me mire njerezit qe futeshin ne fabrike. Kontrolli i mjeteve behej ne menyre rigoroze dhe une caktova nje person, qe te merrej me numerimin e arkave. Vendimet merreshin nga Dritani dhe nga nje amerikan", tha me tej ai. Ne fund te deshmise se tij ai i beri me dije trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Ritvan Hado se ne fabrike kishte pare edhe femije te mitur, te cilet i sillnin buken prinderve. Sipas tij urdhri ishte dhene qe mos te lejoheshin te futeshin brenda, por beheshin edhe perjashtime. "E di qe ne fabrike flinte edhe nje nga specialistet amerikane. E njoh Patrick Henryn, pasi ka qendruar me Dritan Minxollin", mbylli deshmine dje deshmitari Begator Mane. Gjate seances se djeshme kane deshmuar edhe gjashte punetore te tjere, te cilet kane bere me dije se ishin punesuar ne fabrike nga ish-drejtori teknik, Dritan Minxholli. Deshmitaret kane bere me dije se nuk kane qene te siguruar gjate kohes qe kane punuar ne fabrike, ndersa kane punuar me norme.
Mbrojtja kerkon rindertimin e skemes se ngjarjes
Gjate seances se djeshme gjyqesore avokati i Mihal Delijorgjit, Maksim Haxhia i kerkoi gjykates rindertimin e skemes se ngjarjes. Sipas mbrojtesit, te merrej nje karroce e cila te saldohej dhe pasi te ftohej, te kalohej mbi barut per te pare nese do te merrte zjarr apo jo. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ritvan Hado, nuk u shpreh per kerkesen e bere nga ana e avokatit mbrojtes. Nderkohe qe perfaqesuesit e prokurorise, i kerkuan gjykates qe te niste thirrjen e deshmitareve amerikane, ne menyre te tille qe te dergohej leter-porosia dhe te behej njoftimi i tyre. Njoftimi sipas akuzes, do t'i shkurtonte kohe gjykates.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›