Qëllohen me thikë dy gra për tu grabitur, vdes e ëma, plagoset e bija
Tiranë- Një grabitje me armë në kryeqytet është shndërruar në një ngjarje me bilank tragjik, ku një grua ka humbur jetën, ndërkohë që e bija e saj ka mbetur e plagosur.
Viktima është 37 vjeçarja Fatbardha Tafa, e cila ka humbur jetën si pasojë e goditjes që mësohet të ketë qënë në anën e majtë të kraharorit dhe i ka prekur zemrën viktimës.
Ndërkohë që e bija Silvana Tafaj, ndodhet e plagosur në Spitalin Ushtarak, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e ish- Fushës së Aviacionit, ndërsa agresorët mësohet se janë larguar nga vendngjarja më motor.
Policia po vijon hetimet për kapjen e autorëve, ndërsa janë vënë postblloqe në pikat kryesore në kryeqytet.
/IDEA/