Përjetësohet filmi Sharra në Poliçan, pranga vëllait që masakroi kufomën
Poliçan- Autori që dhunoi dje kufomën e kapterrit në Poliçan, duke i prerë gjymtyrët dhe shëtitur më pas me to nëpër qytet, ka rënë sot në prangat e policisë.
Pas ngjarjes makabre, Policia e Poliçanit u vu në ndjekje të Kreshnik Gurit, vëllait që të ndierit Vladimir Gurit, që u qëllua për vdekje nga kapterri Gëzim Dervishi, i cili më pas u vetvra.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij, pas varrimit të të vëllait, varrim në të cilin i arrestuari nuk ka marrë pjesë, pasi po e ndiqte policia.
Por kjo e fundit është vënë në gjurmët e tij dhe ka mundur t`i vejë prangat pas disa orësh, ku e ka gjetur të fshehur në një banesë të vjetër të fshatit.
Vëllai i viktimës Guri, Kushtrim Guri, pasi i ka prerë kokën autorit të vrasjes Gëzim Dervishi ka shëtitur me kokën e prerë nëpër uzinë e ma pas nëpër qytet, duke mbjellë panik dhe terror tek njerëzit që e kanë parë. Më pas ai e ka hedhur koken e prerë në një kanal për tu fshehur në pyll, ku është kapur pas disa orësh.
Veprimi që shoqëroi krimin e rëndë e ka rritur edhe më tej shkallën e makabritetit të këtij krimi të rëndë, duke rikthyer skenat mesjetare të hakmarrjes njerëzore.
Sipas policisë, mësohet se ka qënë ora 07:30 kur roja Gëzim Dervishi dhe shefi i sigurisë teknike Vladimir Guri kanë nisur debatet e forta me njëri-tjetrin, për motive që duket se lidheshin me vendimin e Gurit për ti pushuar gruan nga puna disa muaj më parë.
Sakaq gjatë konfliktit roja Dervishi është larguar për disa minuta për tu rikthyer me një armë zjari tip kallashnikov dhe ka qëllaur mbi kryeteknikun Guri. Pas vrasjes së këtij të fundit roja ka vrarë edhe veten.
Por menjerë pas ngjarjes të afërmit e Vladimir Gurit kanë copëtuar trupin e Gëzim Dervishit me sharrë, duke i dhënë të tjerë përmasa horror kësaj ngjarjeje. Ata madje kanë kërcënuar me jetë dhe të afërmit e tij.
/IDEA/