E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosen me kapsollë dy fëmijë

Autori i Lajmit: red.
Po luanin me një kapsollë të gjetur disa ditë më parë në lulishten e qytetit, por shpërthimi i saj ju ka shkatuar plagë serioze. Dy fëmijë, njëri 10 dhe tjetri 14 vjeç kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një kapsolle fishekzjarresh me një sasi të madhe eksplozivi. Burime nga policia bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme në lagjen 4 në Laç. Sipas të njëjtave burime mësohet se të dy fëmijët kanë qënë duke luajtur me kapsollën e gjetur në lulishten e qytetit tri ditë më parë dhe me pas e kanë ndezur. Shpërthimi u ka shkaktuar dëmtime në pjesën e përparme të trupit dy të miturve, familjarët e të cilëve janë alarmuar menjëherë pas ngjarjes së ndodhur. Pas mbërritjes së policisë në vendgjarje, të dëmtuarit janë dërguar në spitalin rajonal të Laçit e për shkak të plagëve të marra janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës nga ku mësohet se fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Mjekët bëjnë të diur se dy fëmijët nuk rrëzikojnë më jetën por plagët e marra nga shpërthimi i kapsolles do ti detyrojnë të qëndrojnë disa ditë nën vëzhgimin e rreptë të bluzave të bardha.
Ky është rasti i dytë pas gjetjes së një predhe kundra tank një ditë më parë në rrethin e Lezhës, ku shpesh fëmijët bëhen pre e gjetjes së eksplozivëve me rrezik.
Ky lajm është publikuar: 18/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›