E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitje me thika ne tentative dy persona ne pranga



TIRANE - Dy te rinj jane vene ne pranga pasi akuzohen se me nje thike ne dore kane kercenuar me qellim grabitjen nje person. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes gjate dites se djeshme. Sipas tyre nga efektivet e seksionit kunder vjedhjeve me dhune dhe arme jane vene ne pranga te rinjte Erjon Sula 18 vjec banues ne Tirane dhe 17-vjecari me inicialet B. Y. banues po ne Tirane. Ata jane arrestuar pasi akuzohen se ne rrugen Myslym Shyri gjate mbremjes se dy diteve me pare kane tentuar te vjedhin me dhune duke e kercenuar me thike nje qytetar. Gjate arrestimit ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar dy thika qe kishin me vete. Sipas te dhenave uniformat blu jane duke punuar per zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve te tjera qe dyshohet se kane kryer keta dy te rinj.

14 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›