Qëllon për gjakun e të birit, në pranga
Babai i 10-vje-çarit Bekim Çenga tenton të marrë gjakun e të birit, 10 muaj pasi trupi i tij u gjet i masakruar.
PESHKOPI/ ENVER DOÇI
Ylli Çenga i zuri mbrëmë pritë dajës së të dënuarit për krimin, Shpëtim Ziza, duke e qëlluar 3 herë me pistoletë. Plumbat kanë përshkuar makinën ku udhëtonte 29-vjeçari Jetmir Xhediku, por vetë ai i shpëtoi për mrekulli atentatit. Çenga, 34 vjeç u arrestua me armë në dorë, ndërsa sipas policisë nuk ka më dyshim se ai e kishte planifikuar hakmarrjen për djalin e vrarë. Burime të sigurta pranë policisë së Qarkut Dibër pohuan për gazetën "Panorama" se, ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 në lagjen "Kamen", fare pranë banesës së familjes Çenga. Sipas tyre, një telefonatë anonime ka vënë në lëvizje të gjitha efektivat e policisë lokale. "Në lagjen tonë ka të shtëna me armë zjarri", kanë thënë shkurt e prerë banorët e lagjes ku u dëgjuan tre krisma arme. Një furgon i grupit të gatshëm të policisë së Peshkopisë ka mbërritur në kohë rekord në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se Ylli Çenga, babai i 10-vjeçarit të masakruar ka shtënë me armën që dispononte pa leje mbi shtetasin Jetmir Xhediku, daja i Shpëtim Zizës, 20-vjeçarit të dënuar përjetë për masakrën. Tre plumba pistolete janë adresuar në drejtim të Xhedikut, por fatmirësisht plumbat e Çengës nuk kanë dëmtuar aspak të riun që po lëvizte me mjetin e tij në rrugën që kalon pranë shtëpisë së Çengës. Policia fillimisht ka shoqëruar në komisariat babanë e viktimës, duke i sekuestruar atij edhe armën që mbante pa lejen e autoriteteve policore. Ngjarja është bërë shkas për të kontrolluar edhe të afërmit e tjerë të familjes Çenga. Pas kontrollit në shtëpinë e Syri Çengës, xhaxhai i Bekimit, policia gjeti një armë tjetër, të tipit "Kallashnikov". Edhe kjo armë nuk kishte lejen e policisë vendore. Dy vëllezërit janë arrestuar në flagrancë, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes janë marrë në pyetje mbi ngjarjen. Policia e Peshkopisë dyshon se atentati i djeshëm ka qenë i planifikuar prej ditësh nga 34-vjeçari Çengu. Më 3 qershor, Gjykata e Peshkopisë dënoi me burg përjetë Shpëtim Zizën, duke konkluduar se ai ishte autori i vetëm i masakrës ndaj të miturit. Duket se ky përfundim i ka shtyrë familjarët e të miturit të vendosin për hakmarrje, ndonëse pas krimit u shprehën se do ia linin në dorë drejtësisë. Familja e Shpëtim Zizës, nëna, babai dhe vëllai i tij janë shpërngulur prej vitesh nga lagjja në Peshkopi, nga frika e gjakmarrjes. I vetmi person në lidhje gjaku me Zizën që vazhdon të jetojë në Peshkopi është daja i tij, i cili çdo ditë kalon para pallatit të familjes Çenga, duke ndezur në këtë mënyrë ndjenjën e hakmarrjes.
Dënimi i "Monstrës së Peshkopisë"
Më 3 qershor, Gjykata e Dibrës mbylli gjyqin ndaj 20-vjeçarit të cilësuar si "Monstra e Peshkopisë", Shpëtim Ziza. Ai akuzohet se masakroi pas rrëmbimit fqinjin e tij të mitur, Bekim Çengën. Ndonëse sipas familjarëve ai ishte person me çrregullime mendore, ekspertët e cilësuan të përgjegjshëm në momentin kur kreu krimin. Pak ditë pas ngjarjes së rëndë, nëna dhe babai i djalit të masakruar u thanë autoriteteve më të larta të shtetit dhe policisë lokale se Ziza nuk ishte autori i vetëm i ngjarjes, por tentativa për gjakmarrje tregon qartë se familja Çenga ka krijuar bindje se autori i krimit është Shpëtim Ziza.