"Spahiu të denonconte 3 gjyqtarët e Delijorgjit"
TIRANE - Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka vazhduar dje të komentonte në media konfliktin institucional me nënkryetarin e KLD-së, Kreshnik Spahiu.
Në një intervistë të dhënë për emisionin "60 minuta" të gazetarit Franko Egro, Alibej pohoi se, Spahiu mund të denonconte penalisht tre gjyqtarët që i dhanë pafajësi Delijorgjit, dhe që prej disa javësh janë bërë objekt i debatit të ashpër që ka nisur midis ministrit dhe nënkryetarit të KLD-së. Ai e quan të domosdoshëm debatin me Spahiun, të cilin e konsideron debat për ide. "Është debat për sistemin, është debat për mënyrën se si duhet të funksionojë sistemi dhe është debat jo mes ministrit të Drejtësisë dhe KLD-së, por midis ministrit të Drejtësisë dhe një anëtari të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili nuk përfaqëson aspak Këshillin e Lartë të Drejtësisë, anëtar i të cilit unë jam", pohon Alibeaj. Më tej ministri pohon se, sipas ligjit, ai nuk voton në KLD kur bëhet fjalë për votimin e shkarkimit të gjyqtarëve që propozon vetë. Më tej ai pohon se ndalimi për të para-gjykuar dhe paravendosur sentencën mbi procedimet disiplinore e ka dhe rëndon mbi KLD-në, që do të thotë që rëndon mbi të gjithë anëtarësinë, duke përfshirë edhe Presidentin e Republikës, i cili kryeson Këshillin dhe ka të drejtën e një vote. "Ajo çfarë jam duke kërkuar në të gjithë këtë debat idesh dhe jo personash, është ruajtja dhe garantimi i një procesi të rregullt ligjor në procedimin disiplinor ndaj gjyqtarëve. Një sistem qëndron në këmbë duke respektuar procedurat dhe procesin", tha ministri, duke mohuar më tej që kërkesa për verifikimin e mandatit të Spahiut nuk ka të bëjë me hamendësimin e një shantazhi as të mirëfilltë, as të tërthortë ndaj tij. "Ky është një pretendim që ligji ia njeh ministrit të Drejtësisë ose çdo anëtari të KLD-së. Besoj ta kem maturinë dhe pjekurinë që të mos jap një lloj sentence apo pretence paraprake. Unë kërkoj vetëm një proces verifikimi dhe ky proces verifikimi do të ishte testi më i mirë për të verifikuar të gjitha ato pretendimet e mia, ose për t'i rrëzuar poshtë, vetëm kaq", përfundoi Alibeaj. f.m