Qëllon për vdekje një 60 vjeçar në Kavajë, më pas bie në prangat e policisë

Një 60 vjeçar është vrarë mesnatën e kaluar në fshatin Qerret të Kavajës, ndëkohë që, forcat e policisë kanë arrestuar të dyshuarin si autor të krimit. Burime pranë policisë së Kavajës, bënë të ditur sot se, shtetasi Pajtim Selmanaj, 60 vjeç nga Tirana, është qëlluar disa herë me thikë nga shtetasi Halil Buletini, 46 vjeç, pak pas mesnate, në fshatin Qerret, një zonë bregdetare në Kavajë. Pas ngjarjes, 60 vjeçari është transportuar për në Spitalin e Durrësit, por, për shkak të plagëve të marra në trup, nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, forcat e policisë kanë bërë arrestimin e të dyshuarit si autor të krimit, i cili mendohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga të njëjtat burime mësohet se, autori i dyshuar i krimit ishte i punësuar si roje në një kompleks vilash në fshatin Qerret. Grupi hetimor, po punon për dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe motiveve të saj.
...