E Diel, 1 Nëntor 2026

Qelluan me pistolete ne mes te Tiranes, arrestohen

Tirane-Te shtenat ne ajer me pistolete, i kane sherbyer policise per te vene ne pranga dy te rinj, njeri prej te cileve rezultonte person ne kerkim per tentative vrasje ne bashkepunim. Forcat e policise se komisariatit nr. 1 te Tiranes, ka arrestuar ne flagrance Maksim Anton Cupin, 32 vjec, lindur dhe banues ne Rubik. Arrestimi i tij, u krye sepse dyshohet se se bashku me Klaudio Prendin banues ne Tirane, kane qelluar ne ajer ne rrugen "Jeronim De Rada" ne drejtim te nje pallati, me nje arme tip "Berret". Pas kryerjes se veprimeve hetimore nga specialistet e hetimit te krimit, rezultoi se Klaudio Prendi, ne qershor 2009, ishte shpallur ne kerkim nga policia e Lezhes, pasi gjykata e ketij rrethi me vendim te dates 2 korrik te ketij viti, ka caktuar masen e sigurise arrest ne burg, per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative e kryer ne bashkepunim. Pas arrestimit, Prendi iu dorezua Drejtorise se Policise te Qarkut Lezhe. Policia e Tiranes sekuestroi ne cilesine e proves materiale pistoleten dhe dy fisheke, qe iu kapen te arrestuarit Maksim Cupi.

L.K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›