Lakrori: Në garë me platformë fituese
Kandidati për kreun e PS-së zhvilloi dje takime me strukturat socialiste në dy njësi bashkiake të Tiranës, por dhe në qytetin e Rrogozhinës. Lakrori është shprehur se platforma e tij vetëm do të bashkojë socialistët dhe se ka hyrë në garë për të fituar. “Unë kam hyrë në këtë garë për ta fituar atë dhe gara fitohet në fushë. Filozofia ime është ndryshe nga ajo që aplikoi Rama në këto katër vjet”, është shprehur Lakrori. Në këto takime Lakrori ka detajuar platformën e tij dhe synimet që ai kërkon të arrijë në krye të PS-së për ta reformuar këtë parti. Sipas Lakrorit, platforma e tij ofrohet jo vetëm për të korrigjuar gabimet e sotme, por dhe port ti shërbyer së ardhmes. “Nëse nuk zgjidhen problemet e sotme në PS, opsioni i zgjedhjeve të parakohshme mbetet vetëm demagogji. Platforma ime jep rrugën e sigurtë për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme”, u shpreh Lakrori.