PS: “Qeveria, streha e ministrave që kërkohen nga Drejtësia”
Bushati: “Berisha pagëzoi qeverinë e vazhdimit të punëve të këqija”. Deputeti socialist: “Kryeministri të mos e fshehë të vërtetën e 28 qershorit”
Shaban Sulçe
Partia Socialiste ka reaguar pas shpalljes së kabinetit të ri qeveritar nga ana e kryeministrit Sali Berisha. Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, tha se qeveria e pagëzuar nga kryeministri Berisha do të jetë një qeveri e vazhdimit të punëve të këqija. Ai theksoi gjithashtu se qeveria e re është streha e dy ministrave, të cilët janë shpallur në kërkim nga Drejtësia, duke nënkuptuar faktin se ministri Lulzim Basha ishte i pandehur për çështjen “Durrës-Kukës”, ndërsa ministri Fatmir Mediu ka qenë i pandehur për tragjedinë e Gërdecit. Bushati ironizoi gjithashtu edhe përfshirjen në qeveri të 3 ministrave të LSI-së, për të cilët tha se ata janë shpallur në kërkim nga populli opozitar. “Dje Sali Berisha pagëzoi qeverinë e vazhdimësisë së punëve të këqija që strehon dy të kërkuar nga Drejtësia dhe tre të kërkuar nga populli opozitar”, - tha deputeti socialist.
Berisha
Bushati komentoi gjithashtu edhe deklaratat e kryeministrit Berisha lidhur me bojkotin dhe kushtet e vendosura nga Partia Socialiste për hyrjen në Kuvend. Deputeti socialist tha se me deklaratat e djeshme lidhur me këtë çështje, kryeministri Berisha jo vetëm që dezinformoi opinionin publik, por vijoi të fshihet nga e vërteta që gjendet në kutitë e votimit. Duke i cilësuar kërkesat e PS-së legjitime, Bushati theksoi gjithashtu se qeveria nuk do të jetë në gjendje që të luftojë krimin e organizuar, përderisa është një produkt i zgjedhjeve të deformuara nga pushteti në bashkëpunim me elementët kriminalë. “Qeveria nuk mund të vazhdojë të fshihet më kokëfortësi pas gjoja procedurave ligjore dhe parimit të ndarjes së pushtetit për moshapjen e kutive të dyshuara të 28 qershorit, pasi opozita nuk kërkon ndryshimin e pushtetit në tavolinë, por respektimin e një detyrimi kushtetues, ligjor e moral që qëndron në themel të sistemit të demokracisë dhe lirisë, që është: transparenca e plotë për votën e sovranit. Qeveria nuk mund të garantojë luftë kundër krimit të organizuar për sa kohë bashkëpunoi me krimin në zgjedhjet e 28 qershorit dhe nuk pranon hetimin e së vërtetës në lidhje me përdorimin e të burgosurve në shërbim të fushatës së saj zgjedhore. Shqipëria e sapoanëtarësuar në NATO dhe që troket në dyert e BE-së nuk mund të prodhojë qeverisje legjitime që lind nga një vullnet i deformuar zgjedhor dhe nga përcaktimi i sinorëve të pushtetit mes krushqve qeverisës. Sot, opozita është më e vendosur se kurrë në mbrojtje të lirisë së votës së cenuar dhe do të luftojë me çdo mjet demokratik në mbrojtje të saj”, - tha Bushati.
Rama
Edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kritikoi përfshirjen në qeveri të ministrit Fatmir Mediu. Gjatë një prononcimi dy ditë më parë, Rama e krahasoi qeverinë shqiptare me atë iraniane, duke thënë se vetëm këto dy qeveri kanë në përbërje të tyre ministra që kërkohen dhe janë në gjykim nga Drejtësia. “Dhe sot më shumë se kurrë është e rëndësishme që këtij opinioni publik t’i jepet e drejta të shohë se ç’ka në kutitë që Sali Berisha bashkë me Ilir Metën mbajnë peng të kyçura në errësirë, ndërkohë që skërmiten përpara opinionit publik, duke qenë madje krenarë që po i japin jetë një qeverie që është shprehja më e shëmtuar e deformimeve të gjithë këtyre viteve dhe që dje mori edhe një prapashtesë tjetër, duke përfshirë si ministër një person që është ende në gjykim për një krim shtetëror dhe duke u bërë simotër e qeverisë iraniane, se ka edhe ajo një ministër në kërkim apo gjykim”, - deklaroi Rama.
Gati nisja e Lëvizjes për Mendim Ndryshe në Partinë Socialiste
Kundërshtarët e kryetarit në detyrë të Partisë Socialiste Edi Rama do të nisin sot zyrtarisht fushatën e tyre, e cila do të quhet “Lëvizja për mendim ndryshe”. Lëvizja, e cila do të drejtohet nga deputetët Arben Malaj dhe Ben Blushi, do të nisë zyrtarisht sot me një takim, i cili pritet të zhvillohet në orën 18:00 në sallën e Akademisë së Arteve. Në këtë takim pritet të jenë prezentë edhe deputetët e tjerë, Kastriot Islami, Andis Harasani dhe Marko Bello, të cilët janë pozicionuar haptazi kundër kryetarit Rama, por edhe figura të tjera të Asamblesë Kombëtare si Ylli Manjani, Edlira Haxhiymeri, Eva Allushi, Elmaz Sherifi, Ylli Bufi, Musa Ulqini, Rajmonda Stefa, Mimoza Hafizi etj. Sipas deputetit Arben Malaj, kjo lëvizje ka prioritet politikën kundër bojkotit dhe kundër radikalizmit. Malaj konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e palëkundur për miratimin e ndryshimeve statutore, në të cilat kërkesa kryesore është mosrikandidimi i kryetarit që humbet zgjedhjet. “Lëvizja për mendim ndryshe” pritet të shtrihet në të gjitha degët e Partisë Socialiste. “Kjo lëvizje është institucionale dhe kërkon të maksimalizojë përgjegjësinë brenda së majtës”, - tha Malaj. Ai përsëriti edhe njëherë detyrimin që ka Partia Socialiste për të respektuar votën e sovranit, duke bërë luftën opozitare në parlament dhe jo duke bojkotuar.
Rama, vizitë në zonat e prekura nga tërmeti
Kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama, është nisur dje në drejtim të rrethit të Dibrës, për të vizituar nga afër fshatrat e prekura nga tërmeti që ra disa ditë më parë. Rama është takuar me banorët, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga ky tërmet. Kreu i PS-së është njohur nga afër me gjendjen e tyre, ndërkohë që ka shprehur mbështetjen dhe solidarizimin e Partisë Socialiste.
Rama, nesër përballja me Lakrorin në Durrës
Përballja elektorale midis dy kandidatëve për kreun e Partisë Socialiste do të vijojë nesër në qytetin e Durrësit. Ashtu siç bën dy ditë më parë në Elbasan, Rama dhe Lakrori pritet të shpalosin platformat e tyre konkurruese përballë anëtarësisë socialiste të qytetit të Durrësit. Kandidatët do të kërkojnë mbështetjen e anëtarësisë socialiste në garën zgjedhore të 26 shkurtit. Fushata e përbashkët e kandidatëve për postin e kryetarit është një risi në Partinë Socialiste. Kjo ide u propozua nga kandidati Maqo Lakrori.
11 Shtator 2009