Qemal Llazani 29 Nentori festa e lirimit
Ndersa kryetari i veteraneve te LANC-it Qemal Llazani duke folur ne lidhje me daten e clirimit te Shqiperise nder te tjera rrefen se Ka shume fakte dhe prova qe lehtesisht provojne se dita e clirimit te Shqiperise eshte data 29 nentor. Ne jemi ende gjalle dhe jemi njerezit qe jetuam dhe luftuam ato net dhe me mire se ne askush nuk mund te flase. Me 28 Nentor te pakten ne Shkoder jane vrare ne luftime me gjermanet te pakten 7 persona dhe tre jane plagosur. Nuk ka per tu harruar masakra e gjermaneve ne familjen Berberi duke u gdhire 29 Nentori. Nga njera ane diten e 29 Nentorit Shkodra festonte festen e clirimit nga ana tjeter nje ceremoni varrimi zhvillohej ne familjen Berberi.
Nderkohe gazeta Kushtrim Brezash organ i organizates se veteraneve te LANC-it ne artikullin e dates 26 nentor 2010 botoi artikullin Dokumente qe vertetojne 29 nentorin si dite te clirimit ku nder te tjera thuhet Ne dokumentin e Shtabit te Gruparmates E Gjermane Mbi fatet e Juglindjes thuhej Me 29.11.19944 u zbraz Shkodra.