Milani, hapësirë në krah për Rafinjan
Quhet Marsio Rafael Ferreira de Souza, por në botët e futbollit është më i njohur si Rafinja. Në ambientet e Milanit po qarkullon prej disa kohësh emri i tij: sipas deklaratave të fundit të Braidas e Galianit, ai është ëndrra e merkatos së kuqezinjve, i cili pritet të jetë mbrojtësi i krahut të djathtë i Milanit të ardhshëm. Ai aktualisht është lojtar i Shalkes. Kushton 12 milionë euro, por mund të blihet me 8 apo 9 milionë në janar.