Qendra e Durrësit, ende pa plan urbanistik
Banesat 80-vjeçare, ngërçi që kërkon zgjidhje nga KRRT-ja
Pengesë janë ndërtesat e vjetra
Qendra e Durrësit ka mbetur peng i 130 banesave 80-vjeçare, të cilat kanë mbi 17 vjet që nuk restaurohen, që gjenden në një sipërfaqe të konsiderueshme. Bëhet fjalë për një bllok të madh banimi ngjitur me qendrën e qytetit të Durrësit, i ndërtuar në vitet 1920-1930 të shekullit të kaluar dhe që vazhdon të mbetet peng i mungesës së studimit urbanistik. Ende nuk ka një plan për këtë zonë e cila ka një shtrirje prej 5 hektarësh.
Blloku u përket qytetarëve të vjetër të Durrësit të cilët ende nuk janë në gjendje të ndërtojnë godina moderne në trojet e tyre. Ende mungon një studim urbanistik pjesor për këtë pjesë të qytetit, e cila do t’i jepte zgjidhje përfundimtare të ardhmes së saj.
Emërtesat e vjetra
Rruga e Kuminit mbetet një arterie kryesore për durrsakët. Kjo pjesë e qytetit është emërtuar vite më parë si e tillë. Ajo ka një shtrirje prej 5 hektarësh dhe ndodhet pas Pallatit të Kulturës “A. Moisiu”. Në këtë zonë ndodhen afërsisht 130 banesa, pjesa më e madhe e të cilave në rrezik shembje.
Pronarët e tyre për shkak të mungesës së fondeve, si dhe nga dëshira për të ngritur në vend të tyre pallate, nuk kanë vënë dorë për mirëmbajtjen e tyre. Një pjesë e tyre ka depozituar në urbanistikën e bashkisë kërkesa për ndërtime pallatesh, por ata ende nuk kanë marrë përgjigje për shkak të mungesës së një strategjie urbanistike për këtë pjesë të qytetit. Banorët shprehen se ndonjë ditë do t’i zënë banesat brenda për shkak të vjetërsisë së tyre.
Reagimet e bashkisë
Në Bashkinë e Durrësit deklarojnë se e njohin mirë këtë problem. Zgjidhja e tij paraqet vështirësi për shkak se ky bllok bën pjesë në zonën A të qytetit në të cilën janë ndaluar ndërtimet sipas një studimi të një studioje italiane dhe të miratuar nga KRRTRSH-ja.
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, lidhur me këtë problem tha për “standard” se “zgjidhja për këtë bllok të madh dhe mjaft të rëndësishëm është kryerja e një studimi pjesor urbanistik. Në këtë studim të përcaktohen zonat se ku mund të ndërtohet, sipërfaqet e gjelbra dhe infrastruktura, si dhe kondicionet e ndërtimit”.
Më pas, ky studim duhet të miratohet në KRRTRSH. Bashkia do të çelë një fond nga buxheti i saj për kryerjen e këtij studimi. E gjitha kjo kërkon disa muaj kohë që të realizohet në një kohë që firmat e ndërtimit kanë mbetur pa punë dhe po dorëzojnë licencat në zyrën përkatëse. Edhe Seid Kërtusha, kreu i Qarkut të Durrësit, shprehet se “sistemimi i këtij blloku me banesa të vjetra e që kanë dalë jashtë funksioni duhet zgjidhur sa më parë. Ai është në kompetencë të pushtetit vendor. Ne do ta mbështesim bashkinë në realizimin e studimit urbanistik në të gjitha strukturat”. Ndërkohë, përveç këtij blloku, problem mbetet edhe sipërfaqja matanë rrethimit të portit, e cila paraqitet si një geto banimi për shkak të barakave dhe të pisllëkut që e ka mbuluar. Kjo zonë ka një tjetër problematikë, zgjidhja e së cilës varet vetëm nga Ministria e Ekonomisë.