Sezoni turistik zbut papunësinë në Durrës
Zyra e Punësimit: “Kemi vetëm 3600 të papunë të regjistruar”
Rritja e numrit të bizneseve hap vendet e punës
Papunësia në Durrës në shkallë qarku prej 3 vitesh ka pësuar një ulje të ndjeshme, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të para vitit 2005. Kjo deklaratë është bërë dje nga Zyra e Punësimit për “standard” duke iu referuar statistikave të fundit ku rezultojnë vetëm 3600 të papunë nga 9600 që figuronin deri në janarin e vitit 2006.
Rritja e numrit të bizneseve, hapja e fronteve të reja të punësimit në disa prej ndërmarrjeve nacionale që ndodhen në Durrës, hapja e kurseve të kualifikimit nga Ministria e Punës, si dhe kontrollet e shpeshta të Inspektoratit të Punës, kanë krijuar premisa për zbutjen e këtij problemi social.
Bashkia dhe Ministria e Punës
Nga ana e saj edhe Bashkia e Durrësit ka nisur prej një muaji bashkëpunimin institucional me Ministrinë e Punës, duke synuar uljen e numrit të papunësisë, një problem social jo fort i prekshëm për qytet-portin më të madh të vendit. Kjo për faktin sepse Durrësi mbart burime të mira dhe energji pozitive lidhur me progresin e bizneseve dhe natyrshëm edhe uljen graduale të papunësisë.
Por gjithsesi, sipas kreut të bashkisë Dako, “Në qytetin e Durrësit të regjistruar si të papunë figurojnë rreth 3600 persona të cilët kërkojnë nga zyrat e shtetit që të punësohen, por në fakt ky numër është më i madh pasi një pjesë e mirë kërkojnë punë ditore në sheshin “OMONIA” të Durrësit pranë spitalit e një pjesë tjetër punojnë në të zezë. Bashkia e Durrësit ditët e fundit kreu një studim me objekt njohjen e situatës sociale të qytetit”. Dako tha për “standard’ se “prej disa kohësh ne kemi nisur bashkëpunimin edhe me dikasterin e Punës”.
Sipas këtij studimi rezulton se në qytetin e Durrësit rezultojnë të punësuar 47 329 persona me dokumentacion të rregullt prej të cilëve 10 343 janë të punësuar në sektorin shtetëror,19 117 janë të punësuar në sektorin privat dhe 17 869 persona rezultojnë të punësuar në sektorin privat bujqësor. Sipas të dhënave më të fundit numri i të papunëve të regjistruar është 5171 prej të cilëve 2959 janë femra. Prej tyre 550 janë kryefamiljare.
Sezoni punëson të rinjtë
Sezoni turistik si gjithmonë në Durrës krijon kushte fantastike për punësimin e të rinjve, madje edhe të qindra studentëve. Të rinjtë punëkërkues zënë 60% të këtij numri të papunësh. Por në bashki janë të mendimit se sipas sondazheve, rezulton se një numër i madh të rinjsh punojnë në të zezë, një pjesë tjetër kërkon punë ditore për çdo mëngjes në sheshin pranë spitalit rajonal të Durrësit e një pjesë tjetër nuk janë regjistruar fare te lista e të papunëve.
Sipas informacioneve të siguruara në rrugë të tërthorta, rezulton se është një armatë e tërë e cila punon në të zezë në të cilën përfshihet sektori i ndërtimit si dhe ai i konfeksioneve. Të parët janë të angazhuar në grupe të vogla ndërtuesish, hidraulikësh, shtruesish pllakash të cilët punojnë së bashku, por nuk deklarohen për t’iu shmangur detyrimeve financiare.
Ndërsa në konfeksione janë një numër grash e vajzash që përfitojnë vetëm pagën dhe asnjë të drejtë tjetër duke nisur që nga pagesa e sigurimeve për pension, sigurimet shëndetësore, lejet e zakonshme dhe të drejta të tjera të cilat sanksionohen në Kodin e Punës.
Ulet numri i familjeve me ndihmë sociale
Në qytetin e Durrësit janë 559 familje të cilat përfitojnë nga skema e Ndihmës Ekonomike të qeverisë me një fond prej 2 229 518 lekësh, si dhe 80 të tjera të cilat trajtohen nga fondi i bashkisë për këtë kategori. Për të zbutur këtë situatë Bashkia e Durrësit ka realizuar në bashkëpunim edhe me dikasterin e Barkës, projektin “Punësimi i personave të përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike nëpërmjet mirëmbajtjes të mjediseve në zonën e plazhit”. Mendohet se deri në 2009-ën, numri i të papunëve të bjerë ndjeshëm, kjo, falë çeljes së bizneseve të reja dhe hapjes së fronteve të reja për punësimin e mijëra njerëzve.