E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendra e fëmijëve të ngujuar, së shpejti kombëtare



Qendra e vetme në vend ku trajtohen fëmijët e prekur nga gjakmarrja pritet të marrë statusin e Qendrës Kombëtare të Trajtimit të Fëmijëve të Ngujuar nga Ministria e Punës, me propozim të Shërbimit Social Shtetëror. Ky institucion bën të ditur se statusi i një qendre kombëtare për fëmijët e ngujuar shkon paralelisht me reformat e sistemit të mbrojtjes sociale të fëmijëve, përmes të cilave një vëmendje e veçantë po i kushtohet mbështetjes dhe përkujdesit për fëmijët e rrezikuar nga ngujimi dhe gjakmarrja. Sipas SHSSH-së, në këtë qendër rezidenciale, vendndodhja e së cilës nuk bëhet publike, trajtohen gjithsej 20 fëmijë, nga të cilët 7 vajza dhe 13 djem të moshës 6-14 vjeç. Fëmijët përgjithësisht janë vëllezër dhe motra nga komunat e Shkodrës si Curraj i Epërm, Dukagjin, Shosh, Shalë, Gjinaj si dhe lagjet rreth qytetit Shkodër- Kiras dhe Bunë, Postribë. Sot në të gjithë vendin numërohen 87 fëmijë të ngujuar, kryesisht në Shkodër dhe Malësi e Madhe. Për të siguruar jetën e fëmijëve, godina ruhet nga personeli i Policisë së Shtetit dhe fëmijët shoqërohen për vajtje-ardhje në shkollë. Qendra vlerësohet të ketë një kapacitet për afro 100 fëmijë, që mund të vijnë nga zona e Shkodrës dhe rrethe të tjera me probleme të gjakmarrjes.

31 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›