E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajnimet, 6143 punonjës policie të trajnuar vetëm në vitin 2008



Tiranë – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit informon rreth trajnimeve të realizuara në efektivat blu. Sipas këtij informacioni, janë trajnuar gjatë vitit 2008, 6143 punonjës policie të të gjitha niveleve të menaxhimit, nga të cilët 3198 të specializuar për natyra të veçanta të punës, 1502 nga punonjësit e policisë në detyrë kanë marrë trajnimin bazë policor, 1067 kanë përfunduar trajnimin në terren, 242 janë përgatitur si oficerë të Trajnimit në Terren dhe 134 janë trajnuar si Instruktorë. Sipas të njëjtit informacion, janë zhvilluar gjithsej 190 kurse të ndryshme trajnimi, të ndara në 166 trajnime të specializuara dhe të avancuara, 9 për përgatitjen e instruktorëve, 7 për përgatitjen e oficerëve të Trajnimit në Terren (OTT), 5 për përgatitjen e punonjësve të rinj të policisë (shkollimi bazë policor) dhe 3 për trajnimin bazë policor për punonjës policie në detyrë. Në përfundim të zhvillimit të këtyre kurseve të trajnimit pjesëmarrësit janë certifikuar duke konfirmuar kryerjen me sukses të trajnimeve respektive. Gjithashtu ju bëjmë me dije se në kushtet e reformimit të të gjithë sistemit të arsimit policor, doli si domosdoshmëri rritja e kapaciteteve të brendshme trajnuese. Sistemi i Arsimimit Policor është ngritur dhe po asistohet në çdo hap të zhvillimit të tij nga Programi ICITAP dhe Misioni PAMECA, të cilët periodikisht kanë shprehur konsiderata pozitive në lidhje me gjithë këtë proces. Nga ana tjetër ju garantojmë, se në çdo rast do të keni gjithë informacionin e duhur e transparent nëse paraprakisht do të na drejtoheni.a

31 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›