E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia më e ngushtë në botë

Shtëpia më e ngushtë në botë ka një dhomë gjumi, një kuzhinë, banjo dhe një vend pushimi në katër kate. Dizajni i përshtatet ngushticës së hollë ndërmjet ndërtesave, me një gjerësi 152 centimetra në secilin kat.

Duke komentuar dizajnin e shtëpisë, arkitekti i saj Jakub Szezesny tha: “E pashë hapësirën dhe mendova se duhet plotësuar. Do të përdoret nga artistët”.

Sipas gazetës Daily Mail, personi i parë që do të jetojë në këtë shtëpi të ngushtë është shkrimtari izraelit Etgar Keret. Shkrimtari duhet t’i përdorë disa palë shkallë lëvizëse për tu ngjitur nëpër kate pasi ndërtesa është shumë e vogël për të vendosur shkallë të përhershme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›